Scroll to top

Arteon.

I bukur në çdo kuptim.

Arteon R-Line 1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Dizajn që bjen në sy. Nga çdo kënd.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Konturat dhe dimensionet mes boshteve të zgjatura i japin Arteonit një profil shumë të veçantë, si dhe hapësirë të bollshme kudo që të ulesh. Dritaret anësore pa korniza janë veçanërisht tërheqëse dhe i japin cilësinë dhe elegancën në stilin e një limuzine klasike.
Shkronjat A R T E O N të vendosura në derën e bagazhit lënë një përshtypje të qëndrueshme, e cila të bën që ta kthesh kokën mbrapa.
Emri Arteon është marr nga fjala latine për art dhe aludon në linjat koherente dhe estetike të dizajnit.
Dritat e pasme LED moderne janë një shenjë e potencialit të ri dhe gamës dinamike të jashtëzakonshme të Arteon. Treguesit dinamik që janë paraqitur në kategoritë R-Line dhe Elegance janë një tipar i mrekullueshëm që rrit sigurinë.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Koncepti i hapësirës. Dizajn që mund ta ndjeni.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Do të magjepseni me prekjen në Arteon R-Line. Pamja dhe ndjenja e interierit është me të vërtetë frymëzuese. Timoni multifunksional, sportiv nga lëkura me simbolin R-Line dhe qepjet dekorative, e plotësuar me elemente dekorative në instrument tabelë “Silver Rise” nga alumini, ulëset top-comfort opsionale me lëkurë “Nappa” në kombinim me “carbon style”, qepje dekorative përveç këtyre me simbol R-Line të qëndisur në ulëset e para, do t’ju japin ndjenjë feste shqisave tuaja.
Arteon ju siguron një fushë të pakrahasueshme të vizionit. Kulmi panoramik me hapje/mbyllje elektrike e bashkuar me ndriçim të ambientit të brendshëm patjetër do ta ndriçojnë ditën tuaj, pavarësisht nga moti.

Arteon R-Line 2
Arteon R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Për ata që duan më shumë. Komfor.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Për ata që duan më shumë Arteon ofrohet në tri kategori pajisjesh dhe komfori – Arteon bazik, Elegance dhe R-Line, fjala e fundit në rehati, sportivitet dhe dizajn.
Nën haubën a Arteon është motori 2.0 TDI/TSI. Motori jep 190KF ose në kombinim me 4MOTION teknologjia e tërheqjes me të gjitha rrotët, 240/280KF. Modelet 4MOTION gjithashtu vijnë me bllokimin elektronik të diferencialit XDS dhe kontrollin adaptiv të shasisë DCC, të gjitha vijnë si pajisje standarde.
Karakteristikat e Arteon janë po aq mbresëlënëse sa edhe vet makina. Ato e kthejnë çdo udhëtim tuajin në një përvoj unike për të gjitha shqisat tuaja.
Me ulëset opsionale ergoComfort, thjeshtë dhe lehtësisht përshtatni ulësen sipas nevojave tuaja. Përdorni 14-mënyra të rregullimit të pozicionit të lartësisë, gjatësisë, pozicionit të mbështetjes dhe thellësisë së ulëses. Mbështetësja për kurriz me 4-mënyra elektrike të rregullimit, funksion masazhi dhe memorie ju siguron rehati të veçantë, edhe në udhëtime të gjata.
Në Arteon komoditeti fillon edhe para se të niseni, pasi që ju ofron hapësirë bagazhi deri në 563 litra, dhe fal funksionit “Easy-Open” me një lëvizje të lehtë të këmbës dera e bagazhit hapet në mënyrë elektrike dhe me prekjen e një butoni mbyllet në mënyrë elektrike.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Vëmendje në detaje. Përfundimisht mbresëlënës.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Arteon i ri ofron dizajn premium dhe kënaqësi në ngasje. Ai udhëheq rrugën përsa i përket sistemeve më të fundit të asistencës për shoferin. Një nga sistemet më të dobishme të asistencës është “Cruise Control” apo tempomati, ju thjeshtë caktoni shpejtësinë e dëshiruar dhe sistemi siguron që të mos e tejkaloni atë.
Dritat dinamike në kthesa, ndriçojnë kthesat në rrugë para se të filloni të ktheni timonin. Kjo do të thotë që ju mund të shihni dhe mund t’ju shohin shumë mirë në kthesa.
Sportiv, komfor, normal ose në stilin tuaj individual, vendosni ju si dëshironi të ngas Arteoni juaj. Kontrolla adaptive e shasisë DCC reagon vazhdimisht në situatat gjatë ngasjes.
Me sistemet “Side Assist”, “Area View”, “Park Assist”, “Rear View” etj. ju do të keni mundësinë të shihni çdo gjë që ndodh rreth jush dhe të përshtateni me çdo situatë gjatë vozitjes.
Ju do të gëzoni klasin e parë të opsioneve të komunikimit dhe navigimit, dhe do të trajtoni veshët tuaj me sistemin e zërimit premium opsional “DYNAUDIO Confidence”.
“App Connect” përmban një sërë shërbimesh praktike dhe aplikacione të dobishme duke ju lejuar të lidhni telefonin me makinën tuaj.

Arteon R-Line 4