Scroll to top

Automjete të reja

Baki Automobile është përfaqësues i Autorizuar për shitjen e automjeteve të reja me kilometrazh 00 të brendit Volkswagen, Volkswagen komerciale dhe Seat. Në hyrje të Showroom-it ekspozohen modelet më të reja të Automjeteve në një ambient të këndshëm dhe të rehatshëm, të cilat prezantohen nga stafi i specializuar për shitje, konsulta dhe porosi të veturave sipas kërkesës Tuaj.

Mundësitë e blerjes

Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë blerja e automjetit të ëndërrave tuaja.

Baki Automobile ju ofron këto mundësi të blerjes:

  • Cash
  • Financim nëpërmes bankës
  • Ndërrim me automjet të përdorur

Financimi nëpërmes bankës, bëhet nëpërmes të gjitha bankave komerciale të cilat operojnë në tregun e Republikës së Kosovës. Minimumi i pjesëmarrjes është 20% kurse financimi nga banka bëhet deri në 80% të vlerës totale të automjetit, me afat kthimi nga 12 deri në 84 muaj. Interesi vjetor varijon prej 5.88% deri në 7.50% varësisht nga banka që zgjedhni.

Për të filluar procedurat e blerjes së automjetit nëpërmes kredisë është e nevojshme që klienti të paraqes në bankë Profaturën e lëshuar nga Baki Automobile.

 

Ndërrimi me automjet të përdorur bëhet fillimisht duke u përcaktuar për automjetin e ri të cilin dëshironi ta blini, pastaj bëhet vlerësimi i automjetit tuaj të përdorur kurse diferencën e pagesës mund ta paguani Cash apo nëpërmes kredisë

Garancioni

Për çdo automjet të ri prodhuesi ofron Garancion të plotë dy vite pa kufizim në kilometra, i cili vlen në të  gjitha vendet e botës. Përveç garancionit standard 2 vjeçar prodhuesi ofron edhe programin Volkswagen Garanci e zgjatur, ku në momentin e blerjes së automjetit të ri Ju mund ta zgjatni garancionin e automjetit tuaj për tre, katër ose pesë vite. Garancioni i zgjatur është me pagesë shtesë, varësisht nga pako për të cilën përcaktoheni.

 

Për informacione më të detajuara rreth automjeteve të reja, mundësisë së blerjes, garancionit etj. ju lutemi na vizitoni në autosallonin tonë.

Avantazhet e blerjes së automjetit të ri

  • Te automjeti i ri Ju keni mundësinë e përzgjedhjes së ngjyrës së jashtme, të brendshme, të pajisjeve opsionale dhe të çdo detaji tjetër që dëshironi të keni

 

  • Kur bleni automjet të ri nuk brengoseni nëse ka qenë i aksidentuar, nëse është “keqtrajtuar” nga shoferët tjerë që ka pasur, nëse mban erë të keqe, pra automjeti i ri vjen me histori të pastër dhe e vetmja rrugë që përshkon (i ngarkuar në një mjet transportues) para se të jetë i juaji është nga fabrika deri te Baki Automobile

 

  • Automjeti i ri ka Garancion nga prodhuesi, garancion që vlen në të gjitha vendet e botës. Pra, nëse gjatë periudhës garantuese ndodh diçka riparimi është përgjegjësi e prodhuesit

 

  • Siguria mbi të gjitha! Ligjet e sigurisë së automjeteve po bëhen çdo herë e më të rrepta andaj, prodhuesit e automjeteve detyrohen të ndryshojnë sistemet e sigurisë për dallim prej automjeteve të vjetra që kanë më pak sisteme të sigurisë

 

  • Te automjetet e reja përkundër rritjes së fuqisë së motorit shpenzimet e kaburantit janë shumë më të vogla dhe lirojnë shumë më pak dioksid karboni, gjithashtu në ditët e sotme keni edhe mundësinë e zgjedhjes së një automjeti hibrid

 

  • Automjeti i ri nuk ka nevoj për shpenzime mirëmbajtjeje përveç për ndërrimin periodik të vajit dhe filterave. Gjithashtu ka shumë mundësi që gjatë viteve të para të përdorimit mos të ketë nevoj as për ndërrim gomash, baterish etj.

 

  • Për blerje të automjeteve të reja bankat ofrojnë norma shumë më të vogla të interesit në krahasim me blerjen e automjeteve të përdorura