Scroll to top

Beetle  

Të shpikësh diçka të re.

beetle1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Paraqitje e re. Zhvillim i ri.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Modeli Beetle i largohet disi trajtave të tij të rrumbullakëta dhe tani shfaqet më tërheqës, më sportiv dhe më i sigurt në vetvete. Më progresiv. Më tërheqës. Më i rritur. Në shekullin 21 Beetle është rritur dhe tani shfaqet në rrugë i sigurt në vetvete. Dimensionet e tij janë dukshëm më mashkullore: (12 mm) më i ulët dhe (84 mm) më i gjerë sesa paraardhësi i tij. Silueta e tij me kofanon e zgjatur, xhami i përparmë i spostuar më prapa dhe kënd më të lartë dhe harkimi i ulët i çatisë i jep atij një dinamikë të panjohur më parë, që mund të krahasohet me një Coupé sportive. Ndërsa fenerët e rrumbullakët, sipërfaqet anësore të zgjatura fort dhe harkimi i butë i çatisë tregojnë skulpturën klasike të “breshkës”, në detaje të tilla si dritat e pasme, hyrja e ajrit nën parakolp apo linja e sheshtë e buzëve të kofanos mund të identifikohet qartë ADN-ja e Volkswagen.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Të shijosh hapësirën e lirë. Cilësi që bind.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Kush duket mirë nga jashtë, ndihet mirë edhe nga brenda. Te Beetle vlen i njëjti rregull: falë siluetës së tij dinamike ju do të përjetoni brenda tij një ndjesi hapësire krejt të ndryshme. Kombinimi i xhamit të përparmë të spostuar më prapa dhe kënd më të lartë me tavanin e rrafshët dhe me përmasat e jashtme të zmadhuara krijojnë në mënyrë të paimagjinueshme shumë hapësirë. Për një shikim më të mirë, më tepër hapësirë ruajtjeje (vëllimi i bagazhit shkon deri në 310 litra) dhe lartësi komode edhe për pasagjerët prapa. Veshjet e dyerve dhe dekorimet e timonit, si dhe veshja ballore në panelin e instrumenteve (kruskoti) në modelin Beetle Sky janë me ngjyrën e trupit. Atmosfera individuale që krijohet në makinë kompletohet nga elementet e kromuara në hapësirën e drejtuesit dhe te dyert.

beetle2
beetle3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Të gjesh qetësinë. Kënaqësia e dëgjimit.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Ai që e di se çfarë do, e shijon rrugën pa asnjë problem. Dhe sistemet e informimit dhe argëtimit te Beetle të japin akoma më shumë kënaqësi. Lexues për CD. Antenë për xham Diversity. Tetë altoparlantë për një tingull kumbues. Luajtje e skedarëve MP3 dhe WMA. Dhe kjo ofrohet si standard. Me radion “RCD 310” Beetle është i pajisur për muzikën tuaj të preferuar. Dhe nuk ka rëndësi me çfarë shpejtësie jeni: sepse sistemi i radios e përshtat automatikisht volumin sipas shpejtësisë së ecjes. Radioja opsionale “RCD 510” ka gjithashtu një ekran të madh me prekje me të cilin mund të komandoni lehtë ndërruesin e integruar me 6 CD, lexuesin praktik të kartave SD dhe ndërfaqen AUX-IN. Që të dyja sistemet mund të kombinohen me përshtatësinë e telefonit celular.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Modelim i ri. Disqe elegante prej aliazhi.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Nga disqet standarde prej çeliku 16″ me dizajnin e ri e deri te disqet ekskluzive opsionale prej aliazhi 19″ të Volkswagen R GmbH: gama e larmishme e disqeve të Beetle mund t’i entuziazmojë fansat e “Retro-s” po aq sa sportistët ose individualistët. Ekzistojnë disa dizajne atraktive disqesh, disa prej të cilave janë projektuar vetëm për modelin Beetle. Një reminishencë të modelit të parë të Beetle e krijojnë disqet speciale prej alumini “Circle White” dhe “Circle Black” falë kupës së tyre qendrore karakteristike të kromuar. Vlen të dallohet disku elegant dhe sportiv 19″ “Tornado” me ndarje në dy ngjyra të kombinuar e zezë/me shkëlqim”. Disku prej aliazhi 16″ “Whirl” në formatin 6,5 J x 16 me goma 215/60 R16 lë një përshtypje që vazhdon gjatë.

beetle4