Scroll to top

Golf Sportsvan.

I mahnitshëm. Çdo ditë.

gsportsvan1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Dizajn i ri. Dinamik.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Aerodinamika e optimizuar, materialet e cilësisë së parë, interieri komfor i japin Golf-it Sportsvan një karakter elegant por në të njejtën kohë edhe atletik. Karizmë në çdo linjë. Forma e jashtme është zgjatur në mënyrë të konsiderueshme duke i dhënë kështu një pamje më sportive. Dorëzat e dyerve jane integruar me saktësi të tillë që kur shikohen nga larg, duken se bashkohen me trupin. Dritat e pasme të ndara në dy pjesë formojnë një prerje aerodinamike të shoqëruar me një linjë në mes.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Zgjon ndjenjat më të këndshme. Thjeshtë i bukur.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Me Golf Sportvan çdo udhëtim bëhet një eksperiencë e bukur. Çdo detaj në interierin e tij është menduar që të ofroj komfor të madh dhe ndjenja të këndshme. Dyert të cilat hapen gjerësisht mundësojnë hyrje/dalje të lehtë në veturë, ndërsa sediljet ofrojnë komfor të një niveli superior. Përveç komforit lartësia e ulëseve ju ofron një pamje të mirë të peizazhit. Sediljet komode, funksionale dhe të qëndrueshme janë gjithmonë zgjedhje e mirë. Kulmi panoramik opsional siguron më shumë dritë, ajër dhe disponim të mirë, për më tepër ju jep ndjenjën e lirisë.

Një tjetër mundësi opsonale është timoni multifunksional që ju garanton një trajtim të veçantë komfori dhe ju bën të mundur kontrollimin e radios, telefonit dhe disa sistemeve ndihmëse.

gsportsvan2
gsportsvan3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”I përgaditur për çdo surprizë. Gjithmonë shoqërues i zgjuar.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Ndodh çfarë të ndodh, siguria është para së gjithash. Falë sistemeve të reja të sigurisë Golf Sportsvan-it mund ti besoni plotësisht. Programi elektronik i stabilitetit është në gjendje të detektoj situatat e lëvizjeve kritike dhe parandalon devijimin apo rrëshqitjen e veturës nga trajektorja e saj. Frenim Multi-emergjent fillon frenimin automatikisht pasi detekton përplasjen kjo me qëllim që të parandaloj goditjet dytësore ose të zvogloj forcën e tyre. Falë frenit elektronik të parkimit që përfshinë edhe sistemin Auto Hold, ndalja në semafor apo nisja në tatëpjetë nuk përbën më problem. Freni lëshohet në mënyrë automatike kur shtypni pedalen e përshpejtimit.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”I shpejt dhe efikas. Zbavitje pa kufi.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Motorët benzinë TSI sigurojnë një fuqi mbresëlënëse pavarësisht kapacitetit të tij, me konsum tejet të ulët. Motorët me naftë TDI me teknologji të avancuar gjenerojnë fuqi të plotë me konsum të ulët, gjithashtu favorizojnë stilin e ngarjes sportive. Janë ngritur çmimet e derivateve? Teknologjia BlueMotion është një zgjidhje inovative që redukton konsumin e derivateve si dhe emetimet e CO2. Si rezultat i kësaj, Golf Sportsvan ka një vizion autentik të së ardhmes. Përzgjedhja e profilit të ngasjes ju mundëson ruajtjen e preferencave tuaja të ngasjes. Profilin e ngasjes e zgjedhni nëpërmjet ekranit me prekje me sistemin opsional të navigimit. Në “profilin individual” mund të ruhet rregullimet që lidhen me ngrohjen, ajrin e kondicionuar dhe sistemin e dritave.

gsportsvan4