Mirë se vini te Baki Automobile – Partneri Juaj për Volkswagen

Golf Variant – Më shumë hapësirë për admirim.

golfvariant1

Madhështia si veçori karakteri. Madhështia krijon hapësirë.

Linjat e Golf Variant i lidh eleganca sovrane me shpirtin sportiv dhe ju mundëson të përjetoni enterierin e bollshëm. I gjithë Golf-i: pjesa e përparme tipike me linjën e vet markante i jep Golf Variant-it pamje të njohur. Kutitë e dritave me ngjyrë të zezë dhe shkëlqim të madh përshtaten pa saldim tek lamelat e zgavrës për ftohje dhe pjesës të përparme ia japin elegancën e vet sportive. Për pamje sa më të mirë në çdo kohë kujdesen fenerët kryesorë të fuqishëm halogen, të cilët bashkë me pulsuesit nën kapak të përbashkët prej xhami edhe rrugës i japin dimension të ri. Spojleri në skajin e kulmit kujdeset për dinamikë më të madhe dhe kjo vetëm nga ana vizuale. Ajo njëkohësisht përshtatet me prapakolpin me të njëjtën ngjyrë si automjeti. Dritat e pasme markante me drita anësore e theksojnë derën e pasme të gjerë e cila i jep qasjes për tek hapësira e bagazhit madhësi praktike.

Më shumë hapësirë për ndjenjë të këndshme. Vend për të gjithë.

Materialet e një cilësie të lartë dhe puna e realizuar me kujdes deri në detaje tek Golf Variant krijon atmosferë të një ndjenje të këndshme. Bashkë me të është dhe shkalla më e lartë e përdorimit komfor. Ai që është rregulluar mirë, edhe udhëtimi më i gjatë nuk i duket i mërzitshëm. Këtë njohuri të thjeshtë inxhinierët e Golf Variant e njohin shumë mirë. Sepse nga ndenjësja e shoferit me mundësi për rregullim në lartësi nëpërmjet ndenjëseve komforte përpara deri te ndenjëset sportive përpara që mund të ngrohen me mundësi për rregullim në lartësi dhe mbështetëseve për shtyllën kurrizore, shoferit i qëndrojnë të hapura të gjitha mundësitë me qëllim komoditet sa më i madh. Golf Variant është i pajisur me kulm panoramik rrëshqitës me xham të tonifikuar 1,1 metër katror dhe grilë mbrojtëse elektrike. Interieri impresionon me dizajnin e sofistikuar: unazat dekorative të kromuara të instrumenteve të tabelës dhe tek grykat për ventilim, në serinë e modeleve Highline lënë përshtypje dhe skajet e kromuara të çelësave të dritave, aplikimet e kromuara të rregullatorëve për retrovizorët dhe dritaret.

golfvariant2
golfvariant3

Më shumë hapësirë për efikasitet. Liri me përkrahje.

Fuqia, kursimi dhe vetëdija ekologjike nuk është nevoja të përjashtohen. Dëshmia ka një emër: Golf Variant. Siguri e vërtetë quhet siguria e vazhdueshme në të gjitha rastet. Prandaj Golf Variant ofron dhe sistem special të gjithanshëm për jastëkët e ajrit. Jastëkët e ajrit për shoferin dhe pasagjerin përpara me mundësi për çaktivizim të jastëkut të ajrit për pasagjerin përpara në fakt janë të plotësuar edhe me sistem për jastëk ajri për kokën për pasagjerët përpara dhe mbrapa dhe jastëkët anësorë të ajrit përpara. Në atë mënyrë Golf Variant garanton mbrojtje në çdo drejtim. Që të mos aktivizohen jastëkët e ajrit kujdeset programi elektronik për stabilitet ESP me sistem për ndihmë gjatë frenimit ASR, EDS, MSR dhe pajisje për stabilizimin e kompozimit për takim të sigurt me rrugën edhe kur rruga nuk është brenda standardeve. Golf Variant është si i krijuar për transport të bagazhit të vogël dhe të madh. Hapësira e bagazhit me rrathë praktikë për shtrëngim dhe çengela për çanta ka një volum prej 605 deri 1620 litra

Fuqia kursen energji. Fuqia krijon efikasitet.

Dizel motori Common Rail me turbo mbushje (TDI) të Volkswagen-it është makineri e vërtetë, por me eko-vetëdije. Emision i ulët, kursim ekstrem dhe fuqi tërheqëse e madhe tek dizel-motori 4 cilindërsh i Golf Variant japin performancë shumë të mirë. Ndërsa filtri për dizel grimcat mendojnë për ambientin. Prandaj TDI është alternativë e shkëlqyer për TSI. TSI do të thotë se Golf Variant nën kapakun e motorit ka oto-motor me injektim të drejtpërdrejt. Falë kapacitetit të tij të jashtëzakonshëm dhe fuqisë tërheqëse dhe momentit të tij të lartë rrotullues qëkur numri i rrotullimeve është i vogël dallohet konsumi i vogël i karburantit. Në atë mënyrë kuleta është e mbrojtur, ndërsa në rrugë kënaqësia nuk mungon.

golfvariant4
Back to top