Scroll to top

Golf i ri. 

Das Auto.

Golf R-Line 1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Formë e rrumbullakosur. Elegancë e përjetshme.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Asnjë automjet nuk u ka mundësuar kaq shumë inovacione kaq shumë njerëzve. Golf-i i ri ka dizajn fantastik, është mbresëlënës, sportiv dhe aerodinamik. Ai vazhdon të mbetet besnik i vetes edhe në gjeneratën e shtatë. Distanca e shtuar mes boshteve dhe linjat precize i japin dinamikë të re të përjetshme. Në tërësi është më i gjerë dhe më i ulët çka e bën të duket tejet i fuqishëm.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Më shumë hapësirë. Më shumë komfor.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Distanca e shtuar mes boshteve mundëson akoma më shumë hapësirë për pasagjerët, sidomos në pjesën e pasme ofron dukshëm hapësirë më të madhe te këmbët. Konzola qendrore tani është e drejtuar nga shoferi në mënyrë që të jetë sa më praktike për tu përdorur. Hapësira e brendshme mahnit si nga ana vizuale ashtu dhe në prekje. Ulëse ergonomike, hapësirë të bagazhit e detaje të shumta Golf i ri vendos standarde të reja për komfor.

Golf R-Line 2
Golf R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Inovativ dhe ekonomik. Vazhdimisht mrekullon.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Pavarësisht nëse është me motor benzin apo diesel, motorët janë bindës me fuqi maksimale dhe konsum minimal. TDI motorët dallohen për shpenzime të vogla, emetim të vogël, fuqi të madhe tërheqëse dhe performanca shumë të mira. Kur janë të ndezur pothuajse nuk dëgjohen.

TSI motorët e benzinës inovativ kujdesen për potencë më të madhe dhe shpenzime të vogla. Me gjithë hapësirën e vogël për motor, mekanizmat e çlirimit të energjisë krijojnë fuqi e cila për një kohë të gjatë ka qenë privilegj i motorëve me vëllim të madh.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Shoqërues inteligjent. Siguri.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Në lidhje me sigurinë dhe komforin, gjatë udhëtimit me Golf vazhdimisht ju shoqërojnë sisteme të shumta në ndihmë të shoferit si ndihmë gjatë parkimit paralel “Park Assist”, ndihmë në ruajtjen e korsisë “Lane Assist”, rregullimi automatik i distancës ACC, “Dynamic Light Assist” etj.

Golf i ri ka frenin e parkimit elektrik që i mundëson qëndrim të fortë në vend, Program Stabilizues Elektronik (ESP), Multi Collision Brake: Frena për parandalimin e përplasjeve zinxhirë, City funksioni për frenim emergjent në qytet e shumë sisteme të tjera të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni vërtetë të sigurtë në udhëtimet tuaja.

Golf R-Line 4