Mirë se vini te Baki Automobile – Partneri Juaj për Volkswagen

Jetta – Lejoni vetes tuaj më shumë klas.

jetta1

Në pamje të parë-tërheqëse. Në pamje të dytë-karizmatike.

Jetta e re ka rritur ndjeshëm përmasat e saj: Me një gjatësi mbresëlënëse prej 4,64m, kjo limuzinë sportive ofron nëntë centimetra më shumë elegancë, sportivitet dhe komfort sesa paraardhësi i saj. Jetta arrin të ndërthuri në mënyrë perfekte përparësitë e saja të një limuzine të klasit të parë me tiparet e qarta të një klasi kompakt dhe të bindë ndjeshëm nëpërmjet kualitetit të lartë. Këtë gjë mund ta vini re nëpërmjet detajeve të zgjedhura të këtij automjeti, si maskorino e zezë dhe me konture të kromuara në modelet mbi “Comfortline”. Ose opsionin e xhamave anësorë dhe të pasëm të errësuar, të cilët absorbojnë deri në 65% të dritës. Nga çdo anë që ta shohësh, Jetta paraqitet këndshëm. Silueta e saj sportive dhe linjat anësore në propocion të duhur i japin gjithashtu një pamje të parezistueshme, si pamja spikatëse e përparme, maskarino sportive dhe parakolpi në të njëjtën ngjyrë të automjetit. Dizajn plot me stil kudo që të hedhësh sytë.

Lejojini vetes gjithçka.

Atij, që ka shumë plane në jetë, i nevojitet shumë hapësirë. Shijoni ndjenjën e kësaj hapësire të bollshme në Jetta, në çdo hollësi të saj- nga sediljet e përparme tek ato të pasmet deri në bagazh. Në hapësirën e brendshme të Jetta-s spikat kroskoti me pjesë të kromuara, si edhe sediljet e rehatshme me veshjet e krijuara enkas për to “Garden”. Pjesët me mbishkrimin “Hybrid” si edhe tegelat dekorativë në timon, kokën e marshit, dorezën e frenave të dorës dhe në tapetet e këmbëve paraqisin një pamje mëse të këndshme për vrojtuesin. Opsionet teknike, si timoni shumë-funksional, klimatizatori automatik “Climatronic” dhe monitori shumë-funksional me ngjyra “Premium” plotësojnë standarte të larta. Pra, në monitorin e sistemit navigator dhe radios “RNS 315” ju paraqitet, nëpërmjet treguesit të konsumimit, niveli i energjisë së automjetit.

jetta2
jetta3

Gjithmonë në rrugën e duhur. Gjithmonë të informuar.

Gëzojuni sistemit më të lartë zbavitës: Gjatë udhëtimit tuaj në Jetta ju shoqërojnë sistemet më moderne zbavitëse dhe komunikative. Rehatohuni dhe shijoni udhëtimin. Me sistemin opsional zanor dhe navigues “RNS 510” udhëtimi është gjithmonë i këndshëm, duke ju ofruar një disk të brendshëm memorie prej 30GB për ruajtjen e të dhënave të navigatorit si edhe për disqet kompakte CD dhe DVD në formatet MP3 dhe WMA. Për tu veçuar është monitori shumëngjyrësh TFT, në të cilin nuk mundeni të shihni vetëm pamjet dy dhe tre-dimensinale të navigatorit, por edhe filma në DVD me format 16:9. Komandimi kryhet me anë të prekjes së monitorit ose më thjeshtë me anë të komandimit zanor. Sistemi zanor “RCD 510” ofron përveç një magazine për gjashtë disqe kompakte dhe mundësinë e vendosjes së një karte memorie SD, gjithashtu edhe një monitor me ngjyra TFT për përdorimin e tij. Edhe rregjistrimi automatik, deri në nëntë thënie të ndryshme mbi informacionin e trafikut me një kohë totale prej katër minutash “TIM: Traffic Information Memory” ju mban të mirëinformuar pa ndërprerje të muzikës.

Lerini të lira ndjenjat e kënaqësisë së udhëtimit me automjet.

Në Jetta, gërshetohen motorrët e fuqishëm me teknologjitë inovative. Për ju, kjo do të thotë: shumë kënaqësi udhëtimi me konsum të vogël. Modeli Jetta, pajisur me teknologjinë “BlueMotion” bind ndjeshëm nëpërmjet uljes së konsumimit dhe nivelit të ndotjes së ambientit, duke patur fuqi dinamike. Kjo, falë një teknologjie inteligjente me numër të ulët të xhirove të motorrit gjtë shkëputjes nga kamboja, trasmetimi të gjatë të marsheve të larta, gomave me rezistencë të ulët rrotullimi, si edhe ju- nëse ju përmbaheni rekomandimeve të zgjedhjes së marshit më efektiv. Kambioja DSG me dopio freksion mundëson efektivitetit gjatë çdo udhëtimi me Jetta. Por edhe kënaqësia e udhëtimit nuk mbetet pas: falë ndërrimit pa lëkundje të marsheve, pavarësisht nëse është manuale. Kombinuar me opsionin e levave të ndërrimit të marsheve në timonin shumëfunksional, udhëtimi shndërrohet akoma më shumë në sportiv. Në varësi të motorrit, kambioja me dopio freksion ka shtatë ose gjashtë marshe në dispozicion.

jetta4
Back to top