Scroll to top
2

Jeni duke kërkuar punën e duhur?

Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju informojmë që edhe këtë vit kompania jonë do të jetë pjesëmarrëse në Panairin e Punës, i cili do të mbahet me 19 Maj 2017 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00.

Kompania Baki Automobile në këtë panair ofron mundësi punësimi për disa pozita si: Shitës/e të automjeteve të reja,  Asistente administrative, Automekanik, Autoelektricist dhe Vozitës/Shofer.

Punësimi është nevojë kryesore e një shoqërie e cila do që të ecë përpara. Kompania jonë ndër vite ka dëshmuar me krenari histori suksesi sa i përket punësimit, andaj ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë panair dhe të aplikoni për punë, nëse keni interes në një punësim korrekt, të shpejt dhe profesional.

Me respekt,

Baki Automobile Volkswagen