Scroll to top

Passat

Do t’ju impresionojë.

Passat Limousine R-Line 2
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Pamje madhështore me linja elegante dhe sportive.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Pjesa përpara duket e gjerë dhe e fuqishme me kanalet e hyrjes së ajrit të zgjatura për nga jashtë dhe grilën e radiatorit me shkëlqim të kromuar, e cila i përfshinë edhe fenerët në një linjë. Kofano e gjatë dhe me harkim të butë përpara, zgjatimet e shkurtra dhe interaksi i gjatë, i falin elegancë plot stil. Këtë përshtypje e përforcon edhe xhami i përparmë i spostuar më prapa, i cili kontribuon në krijimin e një siluete pa ndërprerje. Në rrotat e mëdha, në linjat anësore që spikasin bashkë me faqet anësore shumë të dallueshme demonstrohen në mënyrë bindëse zhdërvjelltësia dhe madhështia dinamike.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Pritshmëritë janë atje, që të tejkalohen.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Koncepti i përgjithshëm estetik i Passat-it të ri vazhdon në mënyrë konsistente edhe në pjesën e brendshme. Përmes arkitekturës moderne krijohet një atmosferë e këndshme dhe një ndjesi hapësire që i përket më shumë klasit të lartë. Materialet mjaft cilësore dhe qartësia në krijim ju kënaqin bashkë me hapësirën e bollshme te këmbët, që bie në sy sidomos në pjesën e pasme. Krejtësisht i ri është edhe dizajni inovator i xhepave të ventilimit në formë shiritash që shtrihet përgjatë gjithë gjatësisë së kruskotit. Ai zëvendëson xhepat e zakonshëm të daljes së ajrit në anë dhe në qendër. Si nga ana dekorative, ashtu edhe nga ana funksionale, ai shkëlqen me fletët e kromuara dhe ndikon pozitivisht në klimën brenda. Sipërfaqja e madhe e xhepit të ventilimit ndikon pozitivisht edhe në drejtim të akustikës.

Passat Limousine R-Line 1
Passat Limousine R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Model për sa i përket efikasitetit dhe dinamikës.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Motorët për Passat-in ndërthurin dinamikën me kursimin. Një veçori dalluese e gamës së motorëve është motori me naftë me katër cilindra nga Volkswagen, më i forti deri tani. Me gjithë fuqinë e tij 176 kW/240 HP, motori TDI SCR 4MOTION të mahnit me nivelin mesatar të konsumit, me vetëm pak më shumë se 5 litra për 100 km. SCR është një shkurtim për katalizatorin SCR (Reduktim selektiv katalitik), i cili kujdeset për emetime sa më të ulëta të CO2 përmes trajtimit efektiv dytësor të gazeve. Dhe falë 4MOTION duhet të gëzoheni sidomos për forcën tërheqëse të shkëlqyer: motori BiTurbo me moment rrotullimi 500 Nm i vë gjithnjë në lëvizje të katër rrotat.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Ju informon dhe argëton me teknologjinë larg pamëse.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Sistemet novatore të informimit dhe argëtimit te Passat, ju çojnë të relaksuar në destinacion. “Volkswagen Media Control” është opsion i ri i Volkswagen. Në këtë aplikacion për kompjuterin ose tabletin tuaj fshihen mundësi magjepsëse, nga të cilat në mënyrë të veçantë përfitojnë pasagjerët në pjesën e pasme: ata mund ta zgjedhin programin muzikor në mënyrë komode dhe përmes rrjetit WLAN të futeni në funksione të tjera të sistemit të navigimit “Discover Pro” që gjithashtu porositen si opsion. Me ekranin e ri opsional Active Info do të shijoni te Passat avantazhet e një instrumenti të kombinuar, me ekran të madh TFT me ngjyra me rezolucion të lartë dhe madhësi 31,2 cm (12,3 inç).

Sistemi i frenimit automatik brenda kufijve të tij, kryen një frenim me qëllim që në rast të aksidentit makina t’i evitojë përplasjet e mëtejshme. Shoferi mund të ndërhyjë në çdo moment dhe të marrë kontrollin e makinës.

Sistemi i vëzhgimit të ambientit “Front Assist” ju paralajmëron kur distanca nga makina që keni përpara është tepër e vogël. Nëse nuk reagoni menjëherë, ju udhëzoheni për distancën kritike me një frenim të lehtë dhe të shkurtër. Nëse nuk ndërmerret akoma ndonjë veprim, falë funksionit të integruar për frenim emergjent në qytet, “Front Assist” kryen automatikisht një frenim të plotë.

Passat Limousine R-Line 4