Scroll to top

Phaeton – Mjeshtëri si në pikturë.

phaeton1

I hijshëm. Gjithmonë në modë.

Është një kompozim që i jep ritëm veprës dhe i fal modelit Phaeton një stil unik. Kofano me harkun elegant, kolona karizmatike e dyerve prapa, pjesa e pasme mbresëlënëse, raportet harmonike – të gjitha elementet e dizajnit të modelit Phaeton ndjekin një parim: ndërthurjen e elegancës moderne me fuqinë madhështore. Rezultati është një makinë që bie në sy nga thjeshtësia dhe mbetet në mendje nga karakteri i saj.Dritat e pasme të errësuara me teknikën LED i japin pjesës së pasme të Phaeton një pamje unike edhe natën. Dizajni i ri i dritave kombinon dritat në formë pike me shiritin karakteristik LED në formë M.Parakolpi në formë aerodinamike dhe alternimi i rafinuar i materialit prej kromi pa shkëlqim dhe me atë me shkëlqim në grilën e radiatorit i japin modelit Phaeton një pamje tepër të veçantë dhe dalluese – si përfundim, pjesa e përparme është projektuar ekskluzivisht për ju.

Shijoni lirshmërinë. Dalloni cilësinë.

Një vepër arti interesante i fal ndjenjave tuaja hapësirë të mjaftueshme për t’u shpalosur. Cilësi që e zotëron edhe Phaeton. Zgjidheni karrocerinë e Phaeton sipas komoditetit që dëshironi – sepse ai ofrohet me katër apo pesë sedilje, ose me interaks të gjatë. Distanca e madhe 120 milimetra midis akseve krijon prapa jo vetëm më shumë hapësirë te këmbët, por edhe më shumë dritë: falë tavanit prej xhami me hapje/ngritje që ofrohet si pjesë standarde.Duhet një sy i stërvitur që të kënaqë shijen e klientëve. Të zgjedhur nga dora e mjeshtrit, në modelin Phaeton gjejnë vend vetëm pjesët e zgjedhura me kujdes. Si p.sh. dekori me dru ekzotik “Eukalyptus”. Ai thekson plot shije panelin e instrumenteve, shiritat e sipërm te dyert dhe sipërfaqen e konsolës qendrore dhe mbajtësen e gotave. Si opsion ofrohet edhe mundësia e zgjedhjes së drurëve të bukur, “plepi” dhe “druri me ujëra i arrës”; dhe për më kërkuesit dekori klasik me dru të lëmuar në ngjyrë të zezë pianoje nga Volkswagen Exclusive. Sipas dëshirës mund të porositni edhe një paketë të zgjeruar për drurin, me elemente druri në dorezat e dyerve dhe një listelë elegante prej druri në mbështetëset e krahut te dera.

phaeton2
phaeton3

Perfekt si një simfoni. Instrument që drejton gjithë të tjerët.

Ndërthurja e avantazheve të shumta krijon te Phaeton një komoditet luksoz që nuk lë asgjë për të dëshiruar. Përveç një gjëje: ta kesh për vete. Telefonata, navigim, ndjekja e lajmeve të fundit, shikim i filmit, masazh … Një Phaeton ju ofron shumë më tepër sesa një udhëtim të këndshëm. Me funksionet e tij të shumta ai është i pajisur më së miri për kërkesat e larta të jetës suaj të përditshme dhe të biznesit. Që të mos ngarkoheni me një mori sistemesh komandimi, ne kemi krijuar një njësi qendrore afishimi dhe komandimi: sistemin e informimit dhe argëtimit.

Harmoni që përkëdhel ndjesitë. Koncept që të bind në çdo vend.

Kontrasti që nuk mund të ishte më i madh, kujdeset për ndjesinë e harmonisë absolute te Phaeton. Me gjithë epërsinë dhe madhështinë e tij Phaeton të befason me një butësi që edhe rrugët e gjata i bën të mos ndihen. Ai duket sikur rrëshqet butë pa u ndier në rrugë – dhe disnivelet e rrugës shmangen me anë të sistemit të zbutjes me jastëkë me ajër që komandohet në mënyrë elektronike. Nëse mbështeteni te sediljet me 18 pozicione (standarde në variantin me 4 sedilje), relaksoheni nëpërmjet klimatizimit aktiv dhe funksionit të masazhit, stresi i jetës së përditshme largohet menjëherë. Në Phaeton, edhe pasagjerëve mbrapa u është kushtuar vëmendje e veçantë. Për këtë arsye, versioni me katër vende është i pajisur prapa me dy sedilje teke tepër komode, përfshirë edhe rregullimin në mënyrë elektrike në 10 pozicione. Sediljet jo vetëm që ngrohen, por krahas funksionit të klimatizimit ofrojnë edhe funksionin e masazhit relaksues. Për ata me kërkesa të larta rekomandohet kompleti opsional “Premium”. Në sediljet anësore, krahas mbështetëseve të kokës prapa me rregullim elektrik të lartësisë, ai ofron edhe mbështetëse për mesin me rregullim elektrik në mbështetëset e sediljeve anësore. Përpos kësaj, sediljet përpara ashtu si edhe sediljet anësore mbrapa janë të pajisura me funksionin e ngrohjes, të klimatizimit aktiv dhe me funksion masazhi.

phaeton4
phaeton5

Magjepsës si një skulpturë. Bukuri pa kufi kohor.

Ashtu si një skulpturë merr gradualisht formën e saj nga fantazia e mjeshtrit që e punon, ashtu edhe Phaeton merr më shumë formë falë çdo novacioni të ri. Është pasioni për detajin më të vogël që e dallon punën artizanale të cilësisë së lartë nga një kryevepër të vërtetë. Dhe një Phaeton e ngre në perfeksion të plotë. Bukuria e ngjyrave del më shumë në pah nga ndërthurja mes tyre. Provoni sesi varianti i lëkurës që zgjidhet i fal pjesës së brendshme një karakteristikë individuale. Për këtë qëllim, keni mundësi të zgjidhni mes gjashtë kombinimeve të ngjyrave që harmonizohen në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën. Kompletoni dhe përsosni të gjithë veprën e artit Phaeton me disqet e duhura prej alumini.