Scroll to top

Origjinali garanton lëvizshmërinë.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për up!, Polo, Golf, Passat, Sharan, Touran, Touareg apo për ndonjë model tjetër nga paleta jonë e gjerë e modeleve, kur nevojiten pjesë këmbimi, ne kujdesemi që në çdo moment të ketë në dispozicion pjesë origjinale për të gjithë automjetet Volkswagen. Dhe kjo jo vetëm për një periudhë të shkurtër, por gjatë gjithë vitit: pjesë këmbimi të domosdoshme që automjetet të jenë në gjendje pune do të gjeni tek ne edhe 15 vjet mbas fundit të prodhimit në seri të modelit, me qëllim që edhe pronarët e automjeteve më të vjetra të mund të mbështeten tek ne dhe të jenë në gjendje mobiliteti. Me garanci. Për këtë dhe përparësi të tjera të grupit të produkteve të zgjedhura në veçanti, këtu mund të informoheni në mënyrë të detajuar.

akumulatori

Akumulatori origjinal Volkswagen.

Garancia për startim të ftohtë deri në -25°C, siguria e lartë në verë për shkak të konsumit të vogël të ujit dhe shumë karakteristika të tjera e veçojnë këtë fitues në seri testesh, ndërsa Juve Ju garanton startim të sigurt. Akumulatori origjinal startues Volkswagen, për të cilin nuk nevojitet servisim, është mjeti më i mirë në rast nevoje. Ai është fitues, sepse vendos standarde të reja në lidhje me sigurinë dhe jetëgjatësinë. Në testimet neutrale të revistës “ACE Lenkrad” ai në vitin 2009 përsëri u rendit si më i miri.Revista ACE Lenkrad bashkë me asociacionin gjerman për inspektim teknik (GTÜ) testuan shtatë akumulatorë startues, ndërsa rezultatet e testit i publikuan në edicionin 11/2009.

parafango

Parafango origjinal Volkswagen.

Parafango është element relevant për sigurinë. Për shembull, xhami i përparmë i automjeteve siguron deri në 30 përqind të fortësisë të karrocerisë. Madje edhe dëmtimet e vogla mund të gjenerojnë pasoja të rënda. Xhami i përparmë i automjetit përbëhet nga xham i laminuar, d.m.th. nga dy pllaka xhami të cilat janë të lidhura midis tyre me një shtresë plastike (PVB). Xhamat e përparmë të automjeteve jo vetëm që i përshtaten dizajnit të modelit të automjetit, por ato përshtaten në mënyrë precize dhe sigurojnë cilësi optike të lartë. Meqë kanë veprim stabilizues mbi statikën e automjetit, edhe dëmtimet më të vogla mund ta vënë në rrezik sigurinë Tuaj: shkaktarë më të shpeshtë janë goditjet nga guri! Goditjet me gur e ulin veprimin stabilizues. Sidomos në rrugë jo të rrafshëta, lëvizjet e karrocerisë mund të shkaktojnë plasaritje të xhamit.

jasteket e frenave

Jaktëkët e frenave origjinal Volkswagen.

Fuqi frenimi optimale, e arritur me kombinimin e materialeve specifike për çdo model, sjellja shembullore gjatë frenimit, rezistenca e madhe ndaj konsumimit dhe shumë karakteristika të tjera garantojnë funksionalitet maksimal të frenave tuaja.

lengu i frenave

Lëngu i frenave origjinal Volkswagen.

Lëngu i frenave duhet në çdo moment të funksionoj në mënyrë të përkryer. Si pjesë përbërëse integrale i gjithë sistemit të frenimit, lëngu efikas për frenat të Volkswagen-it kujdeset për sigurinë Tuaj.

disqe frenash

Disqe frenash origjinal Volkswagen.

Pothuajse asnjë pjesë tjetër e automjetit nuk ka rëndësi kaq të madhe për sigurinë gjatë udhëtimit sesa frenat. Funksioni i pandërprerë i disqeve të frenave me këtë rast luan një rol vendimtar.

filter per dizel grimca

Filtër për dizel grimca origjinal Volkswagen.

Shumë automjete Volkswagen, të cilët ende nuk pajisen me filtër për dizel pjesëza, mund të pajisen me filtër origjinal Volkswagen për dizel grimca! Nuk ndryshojnë garancitë ekzistuese për automjetin konkret dhe të njëjtat vazhdojnë të vlejnë në të gjithë vëllimin e tyre.

pajisja per rregullimin e shpejtesise

Pajisja origjinale Volkswagen për rregullimin e shpejtësisë.

Para së gjithash gjatë udhëtimeve të gjata në autostrada, për drejtuesin e automjetit është më relaksuese që shtypjen e pedalit të gazit t’ia kaloj të pajisjes të kontrollit të motorit. Sapo të shtypet çelësi në fund të dorezës të pulsuesve, automjeti lëviz saktësisht sipas shpejtësisë të zgjedhur. Drejtuesi i automjeti vazhdon ta ketë kontrollin e plotë: me rishtypje të butonit të butonit, ritmi përshtatet sipas shpejtësisë të komunikacionit para Jush. Në rast frenimi apo shtypje të butonit të pedalit të friksionit, pajisja për rregullimin e shpejtësisë menjëherë fiket. Udhëtim relaksues, ulje e konsumit të karburantit, fërkim i reduktuar, ka shumë arsye që favorizojnë pajisjen për rregullimin e shpejtësisë.  Që këtu, për modele të shumta më të vjetra automjetesh ne krijuam pajisje shtesë. Nëse automjeti Juaj nuk është e pajisur në seri me pajisje për rregullimin e shpejtësisë, por sidoqoftë Ju dëshironi t’i shfrytëzoni përparësitë e një pajisjeje të tillë, pyeteni partnerin Tuaj të Volkswagen-it për mundësitë për instalim të kësaj pajisjeje.  Përndryshe: pajisja shtesë e instaluar është po aq favorshme sa dhje me pajisja e instaluar në seri.

pulsues komfor

Pulsues komfor origjinal Volkswagen.

Tek modelet e reja të automjeteve të Volkswagen-it, pajisja për kontroll të rrjetit elektrik, me një shtypje, e merr funksionin për realizimin e tre fazave të pulsimit. Me këtë të ashtuquajtur pulsim komfor, edhe me një shtypje të dorezës të pulsuesve, përmbushet norma ligjore, e cila përcakton se gjatë ndërrimit të korsisë në karrexhatë ose gjatë parakalimit të jepet sinjal i qartë. Në atë mënyrë evitohet mundësia pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion të mos e shikojnë sinjalin për ndërrimin e korsisë. Për të gjitha automjetet, që nuk janë të pajisur me pajisjen për kontroll të rrjetit elektrik, është e mundur të merret modul i favorshëm, me të cilin automjeti mund të pajisjet me këtë funksion shtesë.

filter i karburantit

Filtër për karburantin original Volkswagen.

Karburanti i papastër e ndot motorin dhe në atë mënyrë e dëmton funksionin e motorit. Filtrat origjinal Volkswagen për karburantin e pastrojnë karburantin nga papastërtitë dhe në atë mënyrë sigurojnë jetëgjatësinë e motorit. Karburanti i papastër tek oto-motori mund ta dëmtoj pompën për karburantin dhe valvulat për injektim, tek dizel-motori mund ta dëmtoj pompën për injektim dhe grykat për injektim. Filtrat e karburantit origjinale të Volkswagen janë të dizajnuar apostafat për sistemin e karburantit të Volkswagen-t Tuaj. Ato i çlirojnë benzinën ose dizel karburantin tuaj nga grimcat e papastërtive, si për shembull, pluhur, ndryshk, ujë dhe mbetje mbi kufijtë e vlerave të lejuara. Duke e pasur parasysh rëndësinë e filtrit të karburantit të Volkswagen-it Tuaj, në prodhimin e filtrave për origjinal Volkswagen të karburantit përdoren vetëm materiale të një cilësie të lartë. Me këtë rast shkalla e duhur e pastrimit mundëson punë të njëtrajtshme dhe jetëgjatësi të madhe të motorit. Filtrat e karburantit origjinal Volkswagen mundësojnë siguri maksimale të funksioneve për gjithë periudhën e përdorimit. Meqë bëhet fjalë për pjesë këmbimi origjinale Volkswagen Original Teil®, të jeni të sigurt se nuk do të ketë rrjedhje. Në këtë mënyrë, evitohet në mënyrë efikase djegia e mundshme e motorit dhe ndotja e mjedisit jetësor.

aditivi

Aditivi origjinal Volkswagen për lëngun ftohës.

Mbrojtja nga ngrirja, mbrojtja nga nxehtësia dhe mbrojtja nga korrozioni. Këto janë vetëm disa nga përparësitë të aditivit origjinal Volkswagen për lëngun ftohës, me qëllim të sigurohet punë optimale e motorit në kushte ekstreme.

friksioni

Friksion origjinal Volkswagen.

Friksioni është një nga elementet më të ngarkuar të automjetit. Modelet e reja e përmirësojnë komforin gjatë përdorimit të tij.

feneret

Fenerë dhe drita të pasme original Volkswagen.

Përveç pjesëve të karrocerisë, siç janë parakolpi dhe prapakolpi dhe dyert, pjesët e automjetit më të goditura nga aksidentet janë fenerët dhe dritat e pasme. Dritat e pasme dëmtohen më shpejt nëse nuk dalloni pengesë apo send të ngjashëm mbas Jush. Kjo gjë gjithmonë irriton. Nga ana tjetër, fener apo dritë e pasme, për sa kohë nuk është dëmtuar asgjë tjetër, mund të ndërrohen shumë shpejt. Partneri Juaj Volkswagen i disponon dritat më të kërkuara, ndërsa gjithë të tjerat i siguron për një afat të shkurtër kohor nga prodhuesi i automjetit.    Dhe kuptohet, gjithmonë me cilësi origjinale Volkswagen.

filter ajri

Filtër ajri origjinal Volkswagen.

Përzierje optimale karburanti dhe ajri është kusht për shfrytëzimin e fuqisë të plotë të motorëve me djegie të brendshme. Filtrat e ajrit origjinal Volkswagen sigurojnë konsum minimal dhe Ju ofrojnë akoma më shumë. Motorët me djegie të brendshme mund ta arrijnë fuqinë maksimale vetëm me dozim preciz të karburantit dhe të ajrit. Me këtë rast, nevojitet që ajri i thithur të jetë i pastër. Filtrat e ajrit origjinal Volkswagen sigurojnë tek Volkswagen-i Juaj konsum të vogël dhe ndihmojnë në minimizimin e emetimit të gazrave shkarkues. Filtrat e ajrit origjinal Volkswagen janë të përshtatur në mënyrë precize ndaj tipit konkret të motorit. Me këtë rast ata arrijnë dy gjerë: edhe nivel të lartë të pastrimit të papastërtive, ndërsa njëkohësisht dhe rregullim të mirë të kufizimit të rrjedhjes të ajrit të futur. Në atë mënyrë mundësohet djegie optimale me fuqi maksimale të motorit me sasi të vogël të gazrave të dëmshëm shkarkues. Filtrat e ajrit origjinal Volkswagen disponojnë me gjeometri përkatëse palash dhe brazda e çarje speciale prej letre. Ato i mbysin zhurmat e thithjes të Volkswagen-it Tuaj dhe garantojnë funksionalitet të plotë gjatë gjithë kohës të shfrytëzimit të tyre.

filter vaji

Filtër vaji origjinal Volkswagen.

Furnizim i mjaftueshëm me vaj të vendeve ku nevojitet lubrifikim dhe filtrim të grimcave të papastërtive paraqesin kusht për funksion optimal dhe mbrojtje të motorit.

izolues akustik

Izolues akustik origjinal Volkswagen.

Izoluesit akustik janë komponentë të rëndësishëm të automjetit, të cilët në sistemet shkarkues të automobilave modernë luajnë një rol kryesor. Në varësi nga modeli, automjeti është i pajisur me izolues akustik dhe në rast konkret, me izolues akustik përpara dhe në mes.. detyrë kryesore e izoluesit akustik e reduktimi i zhurmave të sistemit të gazrave shkarkues që krijohen gjatë shkarkimit të gazrave nga motori. Me këtë rast, arrihet funksionalitet optimal i motorit.

leng per pastrim te xhamave

Lëngu për pastrimin e xhamave origjinal Volkswagen.

Dukshmëria e mirë në të gjitha kushtet klimatike ka rëndësi të madhe për sigurinë gjatë udhëtimit. Lëngu jonë origjinal për pastrimin e xhamave dallohet me fuqi të shkëlqyer pastrimi dhe nuk i dëmton sipërfaqet.

filter per pluhur dhe polen

Filtrat për pluhur dhe polen origjinal Volkswagen.

Filtrat origjinal për polen dhe pluhur dhe filtri aktiv për qymyr i mbrojnë pasagjerët në automjet nga ajri i pakëndshëm i jashtëm, ndërsa kondicionerin Tuaj e mbrojnë nga papastërtitë. Humbja e vogël e trysnisë garanton fuqi të mjaftueshme gjatë ngrohjes dhe ftohjes në të gjitha kushtet klimatike.

fshesat

Fshesat e fshirëseve origjinale Volkswagen.

Aero fshirësja origjinale Volkswagen iu nënshtrua një testi tre mujor për verifikim të produkteve të realizuar nga DEKRA Certification GmbH. Ajo u krahasua me fshirëset me mbajtëse të rrafshëta të pesë ofertuesve të tjerë. Bëhej fjalë për aero fshirëse të Bosch, Swf, Champion, Cartrend dhe Würth. Me këtë rast u dokumentua se si sillen aero fshirësja origjinale Volkswagen dhe konkurrentët e saj në rrethana më ekstreme. Ato, midis të tjerave, duhej të rezistonin 150.000 cikle fshirjeje, ndryshime temperature deri në 100 gradë dhe goditje në xhamin e përparmë. Fakti se aero fshirësja origjinale Volkswagen fitoi në testim, nuk është aspak rastësi. Mbas asaj fitore qëndrojnë hulumtimi dhe zhvillimi konkret. Dizajni inteligjent, materialet cilësore dhe puna cilësore ofrojnë funksionalitetin më të mirë dhe në atë mënyrë e përmirësojnë në mënyrë aktive sigurinë Tuaj në komunikacion.

rripi dhembezor

Rripi dhëmbëzor original Volkswagen.

Rripi dhëmbëzor është pjesë këmbimi e konsumueshme. Kontrollohet në mënyrë vizuale gjatë çdo kontrolli të automjetit dhe ndërrohet rregullisht mbas 90.000 deri në 120.000 km ose afatizim 5 vjeçar. Nëse gjatë blerjes të automjetit të përdorur mungojnë informatat për servisimin e rregullt të rripit dhëmbëzor, më mirë ndërrojeni menjëherë. Në atë mënyrë, nuk do të plasaritet dhe me këtë rast të shkaktoj dëmtime të rënda të motorit.

kandela

Kandela origjinal Volkswagen.

Kandelat lazer-platini origjinal Volkswagen janë të shpejta, elastike, dhe kanë moment rrotullueshëm shumë të mirë. Ndërsa kanë dhe shumë përparësi.

amortizeri

Amortizatorë origjinal Volkswagen.

Amortizatorët origjinal Volkswagen janë të dizajnuar konkretisht për automjetin Tuaj Volkswagen dhe i janë përshtatur peshës së automjetit. Amortizatorët duhet të përshtaten saktësisht me të gjithë sistemet elektronike të sigurisë, si dhe me të gjithë komponentët e tjerë të përfundit të Volkswagen-it Tuaj. Amortizatorët origjinal Volkswagen i plotësojnë të gjitha ato kritere. Kombinimi i përkryer i të gjithë komponentëve origjinal, garanton shkallë të lartë sigurie. Amortizatorët origjinalë Volkswagen parandalojnë mbingarkesën e komponentëve të veçantë të përfundit dhe konsumimin e tyre para kohe, për shembull, të gomave. Ato do t’Ju mbrojnë nga shpenzimet shtesë të panevojshme. Amortizatorët origjinal Volkswagen mund t’i rezistojnë pa problem mbingarkesave të ndryshme të përfundit, si për shembull, ngarje në kthesa, dhe për më shumë me stabilitet të jashtëzakonshëm gjatë kalimit të kthesës dhe me siguri në drejtim. Amortizatorët origjinal Volkswagen reagojnë në mënyrë komponente ndaj çdo gunge në rrugë dhe me këtë rast, me ulje të shpejtë të energjisë të luhatshme garantojnë puthitje optimale me terrenin.  Amortizatorët origjinal Volkswagen ndihmojnë automjetin të ruaj korsinë, para së gjithash në rast frenimi të plotë, pavarësisht nga numri i pasagjerëve, nuk lejojnë ngarkesa dhe mbingarkesa me rimorkio ta prishin kontaktin me rrugën.