Scroll to top

Polo e re.

Frymëzuar nga Golf 4, jo vetëm në përmasa.

POLO R-Line 2
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Mbrojtje e gjithanshme. Bukuri e gjithanshme.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Polo e re jo vetëm që është rritur në mënyrë të ndjeshme, por edhe bind me dizajnin e ri dinamik. Siguria shtesë ofrohet nga sistemet standarde të asistencës, si për shembull, sistemi i monitorimit të ambientit “Front Assist” duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City e detektimin e këmbësorëve. Polo e re do të kujdeset për ju. Me më tepër asistentë sigurie se paraardhësi i saj, ajo mban gjithmonë një sy tek gjithçka që ndodh përreth jush. Më tërheqësja është ajo vetë. Dizajni krejtësisht i ri me vijën anësore të ulët, sipërfaqet dinamike dhe dritat e projektuara rishtazi siguron gjithçka në vetvete. Në çdo tur.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Tregoni vetëbesim. Më tepër hapësirë për komforin tuaj.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Dizajni i ri i Polos vendos standarde të reja nga version i tij bazë. Linjat spikatëse që shtrihen nga panelet e përparme, katër dyert standarde dhe pjesa e pasme krijojnë kontura të qarta që përcjellin dinamikë progresive. Përveç dizajnit të ri të dritave para dhe mbrapa, pamja përfshinë dritat e ditës LED, dritën e targës LED si dhe disqe çeliku 14-inç me kapak dekorues.
Polo e re është rritur, kjo do të thotë më shumë hapësirë te këmbët dhe te koka për shoferin dhe pasagjerët. Krahas kësaj, zëri dhe klima e duhur për çdo stinë, si pajisje standarde tek kategoria Comfortline vijnë edhe radio “Composition Colour” dhe sistemi i kondicionimit të ajrit. Karakteristikat e ambientit të brendshëm të Polo-s suaj përfshijnë edhe ndriçimin e ambientit (kategoria Highline), ulëset me mbështetëse lumbare, si dhe elemente te reja dekori.
Keni shumë bagazhe? Në Polon e re me hapësirë bagazhi të bollshme nuk ka asnjë problem.

POLO R-Line 1
POLO R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Siguria ka nevojë për shumë ndihmës.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Sistemet inteligjente të asistencës së shoferit në Polo-n tuaj kontribuojnë për komfort më të madh gjatë ngasjes dhe për trajtimin ose shmangien e situatave kritike shumë mire. Edhe nëse ju nuk e vini re gjithmonë këtë teknikës, është ndjesi e mirë ta dish që ekziston.
Tek Poloja e re përveç airbag-ëve tradicional ofrohet edhe airbag-u anësorë i cili hapet në formë të perdes nga tavani, ai jo vetëm që mbron kokat e shoferit dhe pasagjerit para, por mbron edhe pasagjerët anësorë në ulëset e pasme.
Detektimi i këmbësorit është një shtesë e sistemit standard “Front Assist” me funksionin e frenimit emergjent për qytet. Se pari, sistemi e njeh situatën dhe ju paralajmëron me një sinjal akustik dhe visual, nëse nuk frenoni do të njoftoheni me një goditje të lehtë të frenave, nëse ju ende nuk keni frenuar, sistemi automatikisht kryen një frenim emergjent duke shmangur apo reduktuar pasojat e një përplasje.
Sistemi mbrojtës proaktiv i udhëtarëve mund të zbuloj situatat e rrezikshme me potencial aksidenti, kështu sistemi reagon me mbylljen e dritareve dhe panoramës, si dhe rrypat e sigurisë para forcohen.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Shikoni me kujdes informacionin që dëshironi.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Me funksionin e ri Active info Display, me ekran 26 cm, me ngjyra TFT ajo që dëshironi të shihni përzgjedhet lehtë nëpërmjet timonit multifunksional dhe sistemit të infoargëtimit.
Radio “Composition Colour” me ekran xhami 16.5cm është e lehtë për tu përdorur njësoj si smartfoni juaj: thjeshtë shtypeni. Kjo radio ka një port SD karte, bluetooth dhe katër altoparlantë të fuqishëm.
Nëse dëshironi ekran më të madh me lexues CD-sh dhe gjashtë altoparlantë, atëherë radio opsionale “Composition Media” është shoqëruesi juaj perfekt në udhëtim, me ekran me prekje 20.3cm e mbuluar me xham, lidhje telefoni Bluetooth dhe një port për USB.
Sistemi opsional i navigimit “Discover Media” bashkë me radion, lexuesin e CD-ve në formatet mp3/wma dhe ndërfaqe USB-je, dy porta SD kartash, lidhje Bluetooth dhe gjashtë altoparlantë ju bëjnë të parapërgaditur në mënyrë optimale për udhëtimet tuaja të ardhshme.

POLO R-Line 4