Scroll to top

Scirocco

Sportiv

scirocco1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Vështrim i vendosur. Krahë të përcaktuar.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Scirocco të impresionon me paraqitjen e tij të sigurt në vetvete. Statura e tij e veçantë e bën atë pararendës të dizajneve moderne Sportcoupé. Pjesa ballore e modelit Scirocco bie menjëherë në sy me strukturën e mrekullueshme të hojeve të bletës në grilën e hyrjes së ajrit dhe me siluetën e mbulesës së radiatorit. Së bashku me fletët mbrojtëse në ngjyrë të zezë dhe me shumë shkëlqim të grilës së radiatorit, ajo i jep Sportcoupé-së një pamje jashtëzakonisht mbresëlënëse. Kjo përshtypje përforcohet edhe më shumë nga stema Volkswagen që është vendosur rrafsh me kofanon dhe evidenton edhe më shumë linjat dinamike. Kofano e shkurtër, tavan i gjatë, konstrukt i ulët. Scirocco ka harkime që të lënë pa mend. Silueta që depërton përpara si shigjetë dhe gjurma e gjerë ta induktojnë që më përpara intuitën se çfarë fshihet brenda saj: fuqi e pastër.Modeli Scirocco nuk e fsheh forcën e tij, ai e inskenon atë: me pjesën e pasme të gjerë dhe sportive ai duket se është i gatshëm për t’u hedhur dhe i etur për të treguar fuqi. Dritat e pasme të mëdha dominojnë pjesën e pasme dhe plotësojnë në mënyrë perfekte konturet e lakuara të trupit. Përveç kësaj, format e fuqishme evidentohen edhe nga dritat horizontale të sheshta me një kontur pothuajse në formën e syrit.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Shpirt i vërtetë sportiv. Tundues.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Modeli Scirocco është Sportcoupé nga Volkswagen. Këtë do ta kuptoni që me shikim të parë: nga linjat e qarta, format dinamike dhe pajimet ambicioze të tij. Kushdo që futet brenda, zë vend te sediljet sportive standarde. Përveç pamjes së tyre tërheqëse ato kujdesen edhe për qëndrimin anësorë perfekt. E njëjta gjë vlen edhe për vendet mbrapa: Ndenjësja e sediljes së pasme me formë sportive dhe me mbështetëse të integruara për kokën u premton edhe pasagjerëve mbrapa një ndjenjë të sigurt në udhëtim. Këtë pamje sportive e kompletojnë plot stil edhe instrumentet e rrumbullakëta përpara të ndriçuar nga një dritë e bardhë, bordurat dekorative elegante në ngjyrë të kromuar pa shkëlqim, dhe dorezat e dyerve të projektuara të reja në formë të harkuar. Sediljet sportive dyngjyrëshe me lëkurë elegante “Vienna” në ngjyrat bezhë “Corn Silk” dhe e zezë ose në variantin “Nougat” dhe e zezë përcaktojnë dukshëm fizionominë e gjithë pjesës së brendshme. Faqet e brendshme komode të sediljeve me ngjyrë të zezë të thellë përçojnë jo vetëm qëndrimin optimal, por ravijëzohen në mënyrë joshëse nga brezat qendrorë të sediljeve, mbështetësja qendrore e krahut dhe tapiceria e dyerve në ngjyrë bezhë të hapur “Corn Silk” dhe “Nougat”.

scirocco2
scirocco3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Rrugëtim i sigurt. Argëtimit i kushtohet vëmendje.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Në fakt nuk mund të mërzitesh kurrë te Scirocco. Por nëse kjo ndodh, atëherë mund të mbështeteni te një epërsi tjetër e tij: programi i argëtimit. Sistemi opsional radio-navigator mund të komandohet përmes ekranit me prekje dhe ka funksione shtesë të panumërta, si luajtja e audio CD-ve në format MP3 dhe WMA dhe luajtja e DVD-ve – e gjitha kjo me një fuqi 4 x 20 W dhe tetë altoparlantë, të cilat mund të shijohen edhe kur udhëzuesi i rrugës është i aktivizuar. Sipas dëshirës, disku i integruar mund të shfrytëzohet edhe për ruajtjen e skedarëve audio. Përveç kësaj, falë sistemit të ri të navigimit Offroad ju mund të ruani gjatë udhëtimit deri në 500 pika referimi gjatë një udhëtimi. Devijimet tregohen pastaj në mënyrë automatike. Zgjidhni midis paraqitjes së hartave në format 2D ose 3D (me pamje nga lart).Gama e sistemeve të informimit dhe argëtimit te Scirocco i ri është fjala më e fundit e teknologjisë. Sistemi standard i radios është i pajisur në mënyrë perfekte me funksionin e luajtjes së skedarëve MP3 dhe lexues për CD me 8 altoparlantë dhe një fole shtesë për multimedian AUX-IN, për të shijuar muzikën moderne. Për ata që kanë kërkesa më të larta rekomandohet sistemi opsional i radios me komandim në ekran me prekje, ndërrues me 6 CD, 4 x 20 W dhe 8 altoparlantë.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Sportive deri në detaj. Siguri nga të gjitha anët.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Veshjet ekskluzive të sediljeve me Alcantara dhe me tekstil “Catch Up” prej kohësh nuk janë gjithçka që paketa sportive ka për të ofruar: ajo plotësohet nga tapiceria e tavanit në ngjyrë të zezë titani, kornizat e xhepave të ventilimit me ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe tegelat me ngjyrë në timon, në veshjen e levës së marsheve, në levën e frenave të dorës, në tapetat prej tekstili dhe në mbështetësen opsionale të krahut në mes të sediljeve përpara. Gjithashtu, edhe veshjet e pedaleve me inoks të punuar janë pjesë përbërëse e paketës sportive dhe të joshin me materialet e cilësisë së lartë dhe punimin e shkëlqyer. Shpirti i vërtetë sportiv heq dorë nga rreziqet e panevojshme. Modeli Scirocco e demonstron këtë gjë. Të gjithë pasagjerët në Scirocco në një rast serioz mund të mbështeten te sistemi i plotë i Airbag-ëve. Ai përmban Airbag-ë për shoferin dhe pasagjerin përpara me mundësi çaktivizimi të tij, si dhe sistem Airbag për kokën për pasagjerët përpara dhe mbrapa, bashkë me Airbag-ët anësorë përpara.  Aktivizimi i Airbag-ëve ndodh me ndihmën e të ashtuquajturve sensorë të përplasjes: Nëse regjistrohet një përplasje, pajisja komanduese e Airbag-ut ndez gjeneratorin e ajrit, i cili i mbush airbag-ët për 30-40 milisekonda.

scirocco4