Mirë se vini te Baki Automobile – Partneri Juaj për Volkswagen

Sharan – Madhështor, deri në detajet më të vogla..

sharan1

Madhështor është ai i cili ka formë.

Përshtypja e parë shpesh është vendimtare. Mirë është që Sharan menjëherë ju tregon nga se është bërë: dinamika, hapësira dhe stili. Pamja e tij e jashtme nuk tërheq vështrime kritike. Hapësira e brendshme e gjerë fsheh shumë ide. Dritat e përparme dominuese, zgavra për ftohje markante, linjat dinamike të kapakut të hapësirës të motorit – dizajni i pjesës të përparme të Sharan-it është vërtetë i mrekullueshëm. E gjitha kjo rrumbullakoset me shiritat mbrojtëse të kromuara të zgavrës për ftohje. Ato pjesës të përparme i japin pamje të veçantë fisnike. Dritat e përparme të Sharan-it jo vetëm që duken bukur – ato mundësojnë dhe dukshmëri të mirë. Një element tjetër i rëndësishëm është drita LED për udhëtim ditën. Kjo mundëson që automjeti të dallohet më mirë ditën.

Në pamje të parë: me stil.

Stili nuk mund të blihet? Po, mundet. Sigurisht, mundet nëse vendosni për Sharan-in, sepse ai vërtetë ka stil: këllëf rezistentë, të cilët në linjën e pajisjeve Highline vijnë me Alcantara. Ndenjëse të formuar mirë, pjesërisht elektrik, të cilat mund të zhvendosen në gjashtë drejtime, pjesë e pajisjeve në seri të linjës Comfortline. Dekorime në krom mat, pjesë e pajisjeve në seri Trendline. Të gjithë ato krijojnë atmosferë tërheqëse, ndërsa janë vetëm një pjesë e shembujve për mënyrën sesi Sharani Juaj mund t’i përshtatet plotësisht stilit Tuaj. Ai që ka fëmijë, e di: nga dy pasagjerë, shpejt bëhen katër, madje dhe pesë. Tek Sharan-i me pako me shtatë ndenjëse, ajo gjë nuk përbën problem. Nëse në vend të shumë pasagjerëve keni ngarkesë: me “EasyFold” mund të bëni variacione me hapësirën për ngarkim.

sharan2
sharan3

Madhështor është ai, i cili heq dorë nga disa gjëra.

Për shembull, mund të hiqni dorë që gjithçka të jetë në duart Tuaja. Sepse Sharan ofron shumë opsione shtesë, të cilët Jua bëjnë udhëtimin më të rehatshëm. Nëse keni fëmijë, rrallë herë i keni duart e lira. Për këtë arsye, Sharan disponon me dyer elektrike rrëshqitëse opsionale. Nga jashtë mund të përdoren fare lehtë me ndihmën e pultit komandues të çelësit, ndërsa nga brenda, fare rehat me vetën një shtypje të butonit. Me ndihmën e çelësit për komandim në distancë, që larg mund ta hapni derën opsionale të hapësirës të bagazhit me hapje dhe mbyllje elektrike, të ngarkoni, me vetëm një shtypje të butonit ta lini derën të mbyllet vetë, të hyni në automjet dhe, të niseni. Falë xhamit me izolim zanor të xhamit, niveli i zhurmës mund të ulet deri në 5 decibel gjatë udhëtimit. Sharan-i Ju njeh: falë sistemit opsional për çykje dhe startim “Keyless Access”, madje dhe pa përdorim aktiv të çelësit. Gjithçka që duhet të bëni është t’i keni çelësat me vete dhe veturën mund ta startoni me shtypjen e butonit.

Madhështor është ai, i cili nuk bën gjithçka vet.

Madje edhe kur do të dëshironi të keni gjithçka nën kontroll, nganjëherë do të ishte vërtetë bukur të lejoni që ta kryej dikush tjetër punën për Ju. Sistemi opsional për ruajtjen e korsisë “Lane Assist” nëpërmjet kamerës në zonën e retrovizorit të brendshëm i dallon vijat e korsisë dhe vlerëson pozicionin e automjetit. Nëse Sharan del nga korsia, “Lane Assist” paralajmëron me intervenim korrigjues në drejtim. Drita të gjata të ndezura, drita të gjata të fikura, sistemi “Light Assist” me rregullim automatik të dritave të gjata kujdeset për komforin dhe sigurinë në komunikacion, i ndez vetë dritat e gjata. Sistemi dallon automjetin nga drejtimi i kundërt dhe automjetet që ecin para Jush dhe e ul automatikisht ndriçimin që ata të mos verbohen. Falë pajisjes për dallimin e shenjave të komunikacionit rrugor, ai do t’Ju kujtoj për të gjitha kufizimet e regjistruara të shpejtësisë, kufizimet për parakalim ose pushim të vlefshmërisë të tyre. E gjitha kjo është e mundur për shkak të ekzistencës të kamerës e cila është e instaluar në zonën e retrovizorit të brendshëm. Informacionet përkatëse shfaqen tek indikatori multifunksional.

sharan4
Back to top