Scroll to top

Tiguan i ri.

Emocione të reja.

Tiguan R-Line 1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Për një aventurë me stilin e duhur. Jashtëzakonisht i fuqishëm.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Me Tiguan-in e ri do të shijoni rrugët malore dhe pamjen që të lë pa frymë – ose do të ecni të shkujdesur në bulevardet dhe rrugët e çdo metropoli. Aty ku ju të dëshironi. Përmasë dinamike, pjesë ballore ekspresive dhe pjesë e pasme e fuqishme – Tiguan-i i ri kujdeset që, edhe pse me një dimension kompakt, të mos neglizhohet. Elementet shprehës të veçantë bashkohen me një siluetë të sigurt. Pjesët anësore janë theksuar më tej nëpërmjet linjave karakteristike. Me anë të parakoplit dhe prapakolpit të lyer pjesërisht dhe shiritave të kromuara në pjesën e pasme dhe në grilën e ventilimit, Tiguani “Highline” përfiton stil dhe sofistikim. Shinat mbi tavan si pjesë e pajisjeve standarde që nga linja “Comfortline”, lejojnë vendosjen e një kutie magazinimi sipër. Një gamë e gjerë zgjedhjeje ngjyrash, ku përfshihen tone metalike të tilla si “Ruby Red”, “Tungsten Silver”, “Blue Atlantic” ose ngjyra elegante “Deep Black Pearl Effect”, e bëjnë më të lehtë gjetjen e ngjyrës suaj të parapëlqyer.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Karakter i besueshëm. I pajisur në mënyrë mbresëlënëse.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Karakteri i besueshëm i Tiguan-it të ri theksohet më bindshëm me anë të materialeve të brendshme të përpunuara me një cilësi të lartë. Ajo që tërheq vëmendjen është koncepti harmonik i projektimit, që karakterizon edhe pjesën e kabinës së shoferit me qartësi dhe racionalitetit. Pasagjerët, si në pjesën e përparme ashtu dhe në atë të pasme, në Tiguan-in e ri, gëzojnë një hapësirë bujare të zonës së këmbëve. Të tri linjat e pajisjeve janë pjesë e linjës seri, theksuar nga një dekor tërheqës. Ndenjëset e “Trendline” janë të pajisura me tapiceri të pëlhurës “Microdots” , “Comfortline” është e pajisur me pëlhurën “Rhombus” dhe “Highline” është e projektuar bindshëm me modelin “ArtVelours”. Në dispozicion tuaj si opsion shtesë, mund të keni në linjën “Comfortline”, ndenjëset me veshje lëkure “Vienna”.

Tiguan R-Line 2
Tiguan R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Relaks i garantuar. Teknik e duhur.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Tiguan-i i ri ju çon plot besim në destinacion. Dhe në sajë të një game të gjerë të opsioneve të komfortit, ju do të keni udhëtim të këndshëm edhe në rrugë të gjata. Sistemi i ajrit të kondicionuar plotëson sistemin e ajrimit të Tiguan-it tuaj të ri. Për një klimë më të rehatshme, mund ta kontrolloni atë me sistemin e ajrit të kondicionuar opsional “Climatronic Air Care”. “Air Care Climatronic” jo vetëm që ofron një riqarkullim automatik të ajrit, por ka dhe një filtër alergjen dhe një funksion pastrimi të ajrit. Për sistemet opsionale “Composition Media” dhe “Discover Media”, ju keni në dispozicion sipas dëshirës edhe funksionin e komandimit zanor.

Sipas dëshirës, ju mund të shijoni me sistemin audio “Dynaudio Contour” të Tiguan-it tuaj të ri një cilësi të lartë tingulli. Riprodhim i muzikës që i afrohet është shumë afër përvojës “live” – këtë e mundëson cilësia e kompanisë daneze të audios “Dynaudio”.

Ekrani “Head-up”, ju ofron një përzgjedhje të shumëllojshme të informacioneve lidhur me udhëtimin, të cilat projektohen mbi një ekran transparent direkt në fushëpamjen e shoferit. Shpejtësia, tabelat e sinjalizimit, aktiviteti i sistemeve ndihmëse, si dhe udhëzimet paralajmëruese dhe navigacionale lexohen pa problem edhe nën rrezet direkte të diellit. Në rast se nuk ju nevojitet ekrani për momentin, ai mund të mbyllet, duke u mbrojtur dhe nga pluhuri, dhe të vendoset në kroskot.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Për më shumë progres në rrugë. Më shumë efikasitet.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Tiguan-i i ri është një mjet sportiv utilitar që përputhet plotësisht me kërkesat më të larta, madje edhe i tejkalon ato: me anë të teknologjisë së përparuar dhe motorëve efikasë. Zini vend në një SUV (mjet sportiv utilitar), i cili falë masave të shumta do t’ju ofrojë një ndjesi sigurie. Sistemi i paralajmërimit të daljes nga korsia “Lane Assist” paralajmëron, brenda kufijve të sistemit, nëse mjeti pa dashje del nga korsia, duke ndërhyrë me anë të një funksioni korrigjues të timonit. Sistemi i vëzhgimit “Front Assist” me anë të funksionit mbrojtës për këmbësorët, është një nga pajisjet standarde të Tiguan-it të ri. Nëse sistemi zbulon, brenda kufijve të tij dallues, një situatë kritike në distancë, ai mund t’ju ndihmojë duke shkurtuar distancën e frenimit. Zgjedhja opsionale e profilit të ecjes ju lejon të rregulloni funksionet e tij që lidhen me motorin dhe marshin, si dhe funksionimin e sistemeve të ndihmës të caktuara sipas rrethanave. Pozicioni “Normal” është pozicioni standard. Profili “Eco” mbështet ecjen nëpërmjet një lëvizjeje me konsum optimal të makinës, profili “Sport” parashikon, ndër të tjera, në bashkëpunim me funksionin opsional adaptiv të kontrollit të shasise.

Nëse zgjidhni një motor 4MOTION, përveç sistemit Active Control 4MOTION, në dispozicion tuaj janë dhe një sërë mundësish të tjera, që në varësi të rrethanave të veçanta, mund t’ju vijnë në ndihmë në rrugë të vështira.

Tiguan R-Line 4