Mirë se vini te Baki Automobile – Partneri Juaj për Volkswagen

Aty ku nuk ka rrugë

ai e gjen udhën.

NEW TOUAREG 1
Është gati të shkojë deri në limit.

Touareg i del për zot çdo sfide: si Offroad ai është në gjendje të kapërcejë pengesat e larta deri në 45 grad ose zbritje dhe kanale deri në gjysëm metri thellësi.

Touareg e tregon fytyrën e tij të vërtetë jashtë rrugës së asfaltuar: transmisioni integral permanent 4MOTION shpërndan në mënyrë optimale të gjithë fuqinë midis aksit të përparmë dhe atij të pasmë dhe midis rrotave të çdo aksi. Devijimet sistemi i dallon në të qindtën e sekondës dhe i balancon ato siç duhet. Për udhëtime në terren tepër të vështirë, mund të porositet Touareg 4X-MOTION me paketën “Terrain Tech” dhe transmisionin integral në të gjitha rrotat 4XMOTION. Me anë të një çelësi me 5 gradime Touareg i përshtatet në mënyrë optimale çdo situate udhëtimi. Me këtë vetëkuptohet një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme, manovrim optimal dhe drejtim i besueshëm i sistemit të drejtimit, pavarësisht terrenit.

Këndi i pjerrësisë. Ka nevoj për sfida.

Asnjë pjerrësi nuk është shumë e madhe. Asnjë gropë rruge nuk është shumë e thellë. Touareg i kalon këndet ekstreme deri në 30° në tokë – ku asnjë pjesë e zgjatur e karrocerisë nuk prek tokën apo për shembull pjesa përpara të përplaset kur ngjitet sipër.

NEW TOUAREG 2
NEW TOUAREG 3
Makina lëviz në nivelet më të larta. Vetura e ruan qëndrimin.

Touareg ka gjithçka nën kontroll: Me ndihmën e amortizimit me ajër me tre programe alternative udhëtimi “COMFORT”, “NORMAL” dhe “SPORT” dhe me sistemin e rregullimit dinamik të amortizatorëve që komandohet nga senzorët, shasia mposhtë me lehtësi gropat dhe gungat në rrugë. Touareg njihet si njëshi, edhe në pozicion të pjerrët makina demonstron forcë tërheqëse ideal edhe kur ecën e anuar me 35°. Tepër praktike: mund të përdoret dhe manovrohet pothuajse për çdo pjerrësi.

Dimensioni i vërtetë duket në vlerat e brendshme.

Materiale të zgjedhura dhe elegancë fine deri në detaj. Touareg ofron luksin e një automjeti të klasit të lartë. Rrugën që duhet të ndiqni jua tregon në mënyrë akustike dhe vizuale sistemi opsional radio-navigator, në ekranin 8″ TFT me ngjyra dhe me rezolucion të lartë. Komandimi bëhet fare lehtë me anë të ekranit me prekje.

Paketat opsionale me lëkurë plot hijeshi dhe komoditet: ulëset komode te V8 TDI dhe Hybrid janë të veshura me lëkurë cilësore “Vienna”. Edhe aksesorët dekorues për panelin e instrumenteve, pjesën e sipërme të konsolës qendrore dhe veshja e dyerve me drurin ekzotik të lëmuar “me ujëra të arrës” bien tepër në sy. Kështu që udhëtimi kthehet edhe në një kënaqësi vizuale.

NEW TOUAREG 4
NEW TOUAREG 5
Shikon edhe mbrapa. Ju lëviz,nëse e lëvizni.

Sistemet që ofron Touareg e ndihmojnë ndjeshëm shoferin, ofrojnë komoditet dhe rrisin sigurinë në qarkullimin në rrugë. Falë kamerës për ecjen mbrapsht “Rear Assist” ju mund të shihni gjithçka edhe kur i jepni makinës mbrapsht.

Kontrolli automatik i distancës ACC me sistemin e vëzhgimit të ambientit “Front Assist” në ndërveprim me funksionin për frenim emergjent në qytet ruan distancën nga makina përpara dhe e përshtat automatikisht shpejtësinë e udhëtimit sipas shpejtësisë së vendosur.

Sistemi i vëzhgimit të ambientit Front Assist identifikon situatat kritike të distancës nga makinat përpara dhe ndihmon në shkurtimin e distancës së frenimit. Funksioni për frenim emergjent kujdeset automatikisht për frenim të fortë, në rastet kur shoferi nuk e dallon kur duhet situatën e rrezikshme.

Back to top