Scroll to top

Touran

Ata nuk do t’ua bëjnë më të lehtë. Ne po.

Touran –  Ata nuk do t’ua bëjnë më të lehtë. Ne po.

Touran R-Line 2
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Çdo ditë jeta mund të jetë aq e bukur.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Amplitudë maksimale në një dizajn kompakt: Touran i ri ka gjithçka, ka besim në vetveten. Touran i ri ju jep kënaqësi kur e shikoni, dhe këtë nuk e themi vetëm për sipërfaqet e mëdha të xhamit. Linjat e pjerrëta në çati i japin një pamje dinamike, vështrim të sigurt dhe hapësirë të gjerë me stilin e saj kompakt. Pjesa e përparme është elegante dhe dinamike. Touran i ri impresionon me karakterin e tij depërtues dhe të sigurt. Grila e radiatorit e mrekullueshme me profile të kromuara, rrjeta për hyrjen e ajrit me ngjyrë të zezë dhe forma e fenerëve shumë dinamike i jep madhështi të veçantë pjesës së përparme të automjetit. Mbrojtësi i pasëm me ngjyrë të automjetit dhe ndriçmimi LED i targës i japin një bindje stilistike. Me dritat e pasme opsionale LED teknologji theksohet edhe me tepër dizajni i mrekullueshëm në pjesën e pasme të Touran-it të ri.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Vend komod për të gjithë. Zbulo qiellin.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Çdo ditë e presin sfida të reja. Do ta vlerësoni hapësirën dhe fleksibilitetin që ofron Touran i ri. Dizajni inteligjent i interierit me një total prej 7 ulëseve ofron vende plotësisht funksionale për familjen dhe miqtë tuaj, tri ulëse individuale në rreshtin e dytë dhe dy ulëse në rreshtin e tretë. Në rreshtin e dytë të ulëse plani tuneli qendrorë siguron çasje të lehtë dhe komoditet për këmbët ndërsa çasja në rreshtin e tretë të ulëseve është shumë e lehtë falë sistemit “Easy Entry”. Në qoftë se ulëset e pasagjerëve nuk janë të zëna të gjitha mund të palosen poshtë duke krijuar kështu hapësirë të sheshtë për ngarkesë.

Konsola e mesme multifunksionale, sidomos praktike, është pjesë e pajisjeve standarde te Touran i ri. Mbështetësja qendrore për duar ofron hapësirë të mjaftueshme për të ruajtur pije, telefonin mobil dhe gjithçka që ju duhet të keni çdo herë në dorë. Kulmi panoramik rrëshqitës me xham të tonifikuar prej gati 1,4 metër katror ju ofron një pamje spektakolare, ku ju mund të numëroni yjet apo shijoni diellin.

Touran R-Line 1
Touran R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Më shumë zë në rrugë. Më shumë informata në sajë të rrjeteve.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Çdo gjë shkon më mirë me muzikën e duhur. Touran i ri ofron tre sisteme moderne të radiove. Radio “Composition Media” ka ekran HD me prekje me madhësi 6.5 inç dhe 8 altoparlant, përveç FM/AM ofron mundësinë e lidhjes me smartphonin tuaj, me input multimedial AUX-in, si burim tjetër të audios mund të përdorni edhe SD kartën tuaj. Kontaktet e mira kanë avantazhet e veta, me paketën e shërbimit Car-Net “Guide & Inform” opsionale me “Discover Media” ose “Discover Pro” sistemi opsional i navigacionit ofron pothuajse të gjitha të dhënat e trafikut në kohë reale. Për më tepër ju mund të kërkoni destinacione të veçanta p.sh. restorantet në zonat tuaja të preferuara, lajme online apo edhe informacione për motin. Me timonin multifunksional nuk e keni nën kontrollë vetëm rrugën por, varësisht nga pajisjet, ju mund të kontrolloni të gjitha instrumentet e rendesishme në kabinën tuaj.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Ju ndihmon çdo ditë. Ju mbron çdo ditë.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Sistemet e asistencës në Touran bëjnë ndërhyrje aktive për mbrojtjen dhe komoditetin e pasagjerëve duke zbutur kështu situatat kritike. Pa marr parasysh a udhëtoni vetëm apo me familjen sistemi “Side Assist” opsional ju ndihmon të ndërroni korsinë në rrugët me shumë korsi. Sistemi aktivizohet në shpejtësi prej 30 km/h dhe nëpërmes senzorëve të radarit detekton veturën mbrapa jush. Nëse preferoni ju mund të zgjedhni si opsion dy ekspertë për mbajtjen e distances, ACC kontrolli automatik i distancës dhe sistemin e monitorimit të mjedisit para “Front Assist” përfshirë frenimin emergjent për qytet i cili ndihmon në parandalimin e goditjeve dytësore apo devijimin e automjetit nga rruga pas aksidentit. Sistemi tjetër opsional “Trailer Assist” ju ndihmon për të manovruar lehtësisht me rimorkio. Sistemi opsional “ParkPilot” ju njofton në mënyrë akustike dhe vizuale për manovrimet tuaja, kështu çdo udhëtim i juaji me Touran-in e ri do të jetë i sigurtë dhe argëtues.

Touran R-Line 4