Mirë se vini te Baki Automobile – Partneri Juaj për Volkswagen

Veturë e vogël.

E madhe për të gjithë! Volkswagen up!

UP 1
Veturë e vogël.Hapësirë e madhe.

up! është vetura më e vogël e prodhuesit Volkswagen. Edhe pse me vetëm 3.54m gjatësi, modeli up! ofron 4 dyer. Ka dizajn modern me linja të qarta dhe të thjeshta.Dera e pasme prej xhami i jep pamje edhe më mbresëlënëse.

Ndjenjë hapësire.

Hapësirën e brendshme të veturës up! mund ta ndani me 3 pasagjerë. 4 ulëset përveç që janë shumë të pështatshme për tu ulur, janë edhe shumë të këndshme përsyrin, falë materialeve kualitative që janë përdorur.Ka dizajn funksional dhe mund të sistemohen shumë gjëra në këtë hapësirë të vogël.

UP 2
UP 3
Nivel i lartë sigurie.

Jo vetëm dimensionet e mëdha e bëjnë një veturë të sigurtë.Tek up! i ri siguria është në rend të parë. Si pajisje serike ofrohet sistemi për frenim ABS dhe sistemi për kontroll të rrëshqitjes ndërsa sipas dëshirës mund të zgjedhni edhe sistemin e frenimit emergjent në qytet dhe programin e stabilitetit elektronik ESP.
Përveç airbag-ëve (jastëkëve) të përparëm për shoferin dhe paragjerin para, është i pajisur edhe me airbag për kokë dhe për krahëror.

Teknikë dhe inovacione.

up! i ri ju ofron inovacionet e shumta në fushën e teknikës.Infotaintment dhe sistemi navigues “maps + more” jane disa nga detajet e veçanta që ofrohen si pajisje shtesë te up! Software-i navigues maps + more ju drejton drejt destinacionit tuaj, bashkë me radion për në automobil shërben si pajisje për bisedë me duar të lira kuptohet për telefonat që jane të pajisur me Bluetooth.

UP 4
Back to top