Scroll to top

Volkswagen Garanci e zgjatur, për një miqësi të gjatë.

Volkswagen ju ofron teknologji të avancuar, dizajn progresiv, cilësi të lartë dhe shërbime servisi superior. Ofertën e pasuruam me programin special – Volkswagen Garanci e zgjatur.

Volkswagen Garancinë e zgjatur mund ta blini për çdo automjet të ri të shitur nga gama e Volkswagen-it dhe në këtë mënyrë automatikisht ta zgjasni vlefshmërinë e garancisë standarde dyvjeçare në tre, katër ose pesë vite.

Harrojini të gjitha shpenzimet e paparashikuara në periudhën e zgjedhur dhe kënaquni në udhëtimin relaksues me automjetin Tuaj. Zgjedhja është e Juaja , çfardo që të zgjedhni keni marrë një vendim të mençur.

PËRPARËSITË E JUAJA:

  •  Garanci e plotë pa formularë dhe nënshkrime shtesë
  •  Përzgjedhje e disa kombinimeve garancie: edhe 3 vite të tjera shtesë mbas skadimit të garancisë standarde dyvjeçare dhe maksimumi 150.000 kilometra të përshkuara
  •  Disponibël për të gjitha modelet dhe performanca motorësh
  •  Disponibël për automjete me lizing, me financim apo automjete të blera me para në dorë
  •  E lidhur me automjetin, duke e rritur në këtë mënyrë vlerën e tij në rast shitjeje eventuale
  •  E ruan automjetin në gjendje më të mirë falë servisit profesional të Volkswagen
  •  Mundësi për kthimin e TVSH-së tek subjektet juridike
  •  Vlen për territorin e të gjithë Evropës

Nëse Ju nevojiten informacione shtesë për Garancinë e zgjatur të Volkswagen-it, na kontaktoni.