Scroll to top

20 Vite Volkswagen-Baki Automobile në Republiken e Kosoves

Brenda ambienteve të saj, lehtësisht e ndjenë kulturën gjermane të punës. Saktësi, korrektësi, profesionalizëm dhe mbi të gjitha përkushtim për të qëndruar në majat e vlerave që përfaqëson.
Është kjo shtëpia “Baki Automobile -Volkswagen”, që lirisht mund të quhet një copëz e Gjermanisë në Kosovë.

“Baki Automobile-Volkswagen”, këto ditë ka shënuar 20 vjetorin e funksionimit të saj në Kosovë.
Menjëherë pas përfundimit të luftës, pronari i saj Baki Abdullahu, i shkolluar dhe specializuar në Gjermani në ofrimin e shërbimeve të automobilizmit, guxoi të kthehej për të investuar në Kosovë.
Bashkë me familjarët e tij, me entuziazëm filluan punën si përfaqësues të autorizuar të veturave të Volkswagen në Kosovë.
E nisën me 1999, atëherë kur ishin vetëm 6 punëtorë që operonin në një hapësirë prej 550 metrave katrorë.

Kishin investuar që shërbimet t’i ofronin në një infrastrukturë moderne të kohës.

Porse 20 vjet më vonë, “Baki Automobile” ecën me kohën dhe trendet e fundit që ofron Vokswageni gjerman dhe sot në këtë ndërmarrje shembull të suksesit, janë të angazhuar 60 të punësuar dhe shërbimet e tyre i kryejnë në një hapësirë shumë moderne prej mbi 2,800 metrave katrorë, gjithmonë duke iu përmbajtur kritereve më strikte të përcaktuara nga Volkswagen.
Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të punës së “Baki Automobile- Volkswagen ”, në ambientet e saj ishin të pranishëm mbi 700 mysafirë në mesin e tyre zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, përfaqësuesi i Volkswagenit drejtori i Europës Qendrore, Holger Ritze, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, U.S. Ambasada Prishtinë, Michael Greer, drejtues të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, të Odës Ekonomike të Kosovës, deputetë, ministra e zëvendësministra dhe Klientët e Baki Automobile – Volkswagen.