Scroll to top

A keni menduar ndonjëherë se çfarë e bën veturën tuaj të jetojë më gjatë?

Përgjigja korrekte është tek mirëmbajtja dhe servisimi i rregulltë tek ne duke përdorur gjithmonë produktet e garantuara me standarde të Volkswagen Group. Dhe mbi të gjitha duke u realizuar puna nga stafi profesional me pajisjet e kërkuara sipas standarteve te Volkswagen AG, me hapat e fundit teknologjik.

Kemi mjaftë shembuj konkret ku mirëmbajtja dhe servisimi tek Baki Automobile – Volkswagen Group ka rezultuar me jetë të gjatë të veturës.

Baki Automobile – Volkswagen Group ju garanton për një mirëmbajtje dhe servisim të duhur për veturat tuaja edhe nëse ato nuk janë prodhimeve të fundit.

Volkswagen Group siguron pjesë dhe mirëmbajtje edhe pas 20 vite të datës së prodhimit të veturës tuaj.

E tëra çfarë duhët të bëni është të paraqiteni tek partneri juaj i autorizuar Baki Automobile me dokument identifikimi të veturës dhe personit që e dorzon veturën në servis. Ku aty për aty mundeni të njoftoheni me ofertat e fundit për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturës tuaj.

Dhe mos u brengosni edhe nëse keni një veturë specifike të rrallë ose me performancë të lartë, ne ju sigurojmë dhe garantojmë pjesët adekuate për veturën tuaj, në një kohë relativisht të shkurtur.

Pas dorëzimit të veturës tek pranimi i servisit , ju mund të uleni të shijoni një kafe në ambientin e ngrohtë dhe mikëpritës të stafit Baki Automobile – Volkswagen Group e poashtu të njoftoheni për modelet e fundit dhe ofertat më të mira për veturat e reja në treg për markat Volkswagen dhe SEAT.

Garancioni, pjesët dhe mirëmbajtja.

Për çdo ndërrim të pjesëve,mirëmbajtje dhe servisim partneri juaj i autorizuar Baki Automobile – Volkswagen Group ju mbështet me garancionin 2 vite

ose edhe në raste të garancioneve të vazhduara i cili mund të jetë për 3 vite shtesë në total 5 vite ose 150.000 km.

Balansimi dhe Kalibrimi (Regllazha)

Gjithashtu gjatë ndërrimit të gomave pas çdo sezoni mund të rezultoj në disbalansimin e automjetit.

Prap nuk ka vend për brengosje pasiqë tek ne ofrojmë edhe shërbimin e balasimit dhe kalibrimit (Regllazha) të veturës. E çfarë ofrojmë ne?

– Kalibrimi i sistemeve asistente

Lane Assist, Side Assist, Front Assist, Rear Assist dhe Emergency Assist

– Kalibirimi i kamerave dhe senzorëve 360 shkallë

Me pajisjet e teknikës së fundit të percjellura me aplikimin profesional nga stafi ynë sipas standardeve të kërkuara nga Volkswagen AG, vetëm për klientët tanë.

E përse duhet të bëhet Regllazha?

Për sigurinë dhe rehatinë tuaj gjatë vozitjës, dhe ruajtja nga dëmtimi i gomave prej mos balansimit.