Scroll to top

Passat Variant  

Dimension i i ri i dizajnit.

Passat Variant R-Line 1
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Fisnik. Klasik dhe modern.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Passat Variant impresionon që në shikimin e parë me cilësinë e lartë, dinamikën dhe vetëbesimin e dizajnit të tij rrezatues. Plot stil, i drejtë dhe modern prezantohet Passat Variant në dizajnin e dallueshëm Volkswagen. Linjat horizontale të grilës së radiatorit evidentohet nëpërmjet fletëve elegante të kromuara dhe i japin pjesës së mrekullueshme ballore një elegancë të sigurt në vetvete. Kolona C e modeluar e fuqishme krijon një lidhje dinamike me pjesën e pasme.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”I njëtrajtshëm. Estetik.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

E rregull, e qartë dhe e thjeshtë – pjesa e brendshme e ruajtur në formë elegante e Passat Variant ofron një kuadër ku mund të shprehni veten. Materialet e cilësisë së lartë të punuara në mënyrë ekstravagante dhe instrumentet e ravijëzuara qartë i japin vulën asaj atmosfere që ju jep liri. Krejtësisht i ri është edhe dizajni inovator i xhepave të ventilimit në formë shiritash që shtrihet përgjatë gjithë gjatësisë së kruskotit. Ai zëvendëson xhepat e zakonshëm të daljes së ajrit në anë dhe në qendër. Si nga ana dekorative, ashtu edhe nga ana funksionale, ai shkëlqen me fletët e kromuara dhe ndikon pozitivisht në klimën brenda. Sipërfaqja e madhe e xhepit të ventilimit ndikon pozitivisht edhe në drejtim të akustikës.

Passat Variant R-Line 2
Passat Variant R-Line 3
[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Të kesh gjithçka nën kontroll.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Dy gjëra janë më të rëndësishmet kur udhëtoni me veturë: Siguria dhe komoditeti. Kontribut në këtë drejtim luan ekrani opsional multifunksional “Premium”. Ai ndodhet nën shikimin direkt të shoferit, në mënyrë që të dhënat dhe informacionet e rëndësishme të veturës, si p.sh. parametrat e gjendjes së saj, të mund të shihen menjëherë. Ekrani me ngjyra dhe rezolucion të lartë dhe shfaqja e animuar e menysë janë tepër të qarta dhe lexohen lehtë. Nëse lidhet me sistemin opsional të kontrollit të gjendjes së gomave, presioni i çdo gome mund të kontrollohet me shumë komoditet nga sedilja e shoferit.

[kswr_animatedheading anh_delay=”0″ anh_titlecolor=”#ffffff” anh_paddinglr=”25″ anh_paddingtb=”20″ anh_title=”Model për sa i përket efikasitetit dhe dinamikës.” anh_titlefont=”font-size:19px;” anh_titlefontstyle=”font-family:Inherit;font-weight:inherit;”]

Motorët për Passat-in ndërthurin dinamikën me kursimin. Një veçori dalluese e gamës së motorëve është motori me naftë me katër cilindra nga Volkswagen, më i forti deri tani. Me gjithë fuqinë e tij 176 kW/240 HP, motori TDI SCR 4MOTION të mahnit me nivelin mesatar të konsumit, me vetëm pak më shumë se 5 litra për 100 km. SCR është një shkurtim për katalizatorin SCR (Reduktim selektiv katalitik), i cili kujdeset për emetime sa më të ulëta të CO2 përmes trajtimit efektiv dytësor të gazeve. Dhe falë 4MOTION duhet të gëzoheni sidomos për forcën tërheqëse të shkëlqyer: motori BiTurbo me moment rrotullimi 500 Nm i vë gjithnjë në lëvizje të katër rrotat.

Passat Variant R-Line 4