Scroll to top

Pasqyrë e përgjithshme e shërbimeve të servisit

Volkswagen është mrekulli e vërtetë e teknikës. Me qëllim sa më gjatë ta përdorni dhe të kënaqeni në të, gjatë servisimit, duhet të mbështeteni tek personat ekspert të VW, sepse secili prej tyre kalon trajnim intensiv, të përshtatur konkretisht në karakteristikat e VW Tuaj. Dhe vetëm këtu përdoren aparate testimi, vegla dhe pjesë këmbimi origjinale Volkswagen Original Teile®, të krijuara për VW.

Kështu gjatë servisit (kontrollit), do të analizohen të gjitha sistemet elektronike të automjetit Tuaj, si për shembull, pajisjet e kontrollit të motorit dhe të ndërruesit të marsheve, ABS, jastëkët e ajrit etj. Në atë mënyrë, zbulohen në kohë gabimet e mundshme dhe ato mënjanohen shpejt. Ndërsa edhe ju do t’i evitoni dëmtimet e pakëndshme shtesë. Përparësi e vërtetë, që mund ta përfitoni vetëm tek serviset profesionale e shërbimit të VW.

Gjatë servisimit (kontrollit), midis të tjerash, kryhen verifikimet dhe servis intervenimet e mëposhtme:

  •  ndërrimi i vajit të motorit, ndërrimi i filtrit të vajit
  •  verifikim i nivelit të lëngut për ftohje dhe lëngut për mbrojtje nga  ngrirja
  •  verifikim i ndriçimit të pajisjeve sinjalizuese
  •  verifikim i pozicionit të fenerëve
  •  verifikim i funksionit të pajisjes për fshirje dhe larje të xhamave,  kontroll të nivelit të lëngut për mbrojtje nga ngritja
  •  verifikim i memories të gabimeve të të gjithë sistemeve
  •  verifikim i akumulatorit
  •  kontroll të fortësisë të jastëkëve të frenave përpara dhe mbrapa
  •  verifikim i nivelit të lëngut për frenat
  •  kontroll i gjendjes dhe thellësisë të profilit të gomave
  •  verifikim i trysnisë në goma tek të gjitha katër rrotat dhe rrota rezervë
  •  rivendosje e indikatorit për intervalet e servisimit
  •  testim i automjetit
  •  dhe akoma më shumë

Ju lutemi bëni kujdes për informacionet e detajuara në panin Tuaj për servis. Në servisin Tuaj profesional do t’Ju këshillojmë me kënaqësi për të gjitha pyetjet për intervalet e servisimit, si dhe për vëllimin dhe shpenzimet e saktë për kontrollet dhe intervenimet servisore.

Karroceria dhe llaku

Volkswagen servis në rast dëmtimi të karrocerisë dhe të llakut.

  •  ndërhyrje profesionale tek karroceria dhe llaku
  •  pajisje teknike nga më modernet
  •  përdorimi vetëm i pjesëve origjinale të Volkswagen Original Teile®
  •  mënjanimi i dëmtimit të xhamit dhe të plastikës me çmime të  arsyeshme
  •  procesim i plotë i dëmeve para kompanive të sigurimit
  •  garanci 24 mujore për ndërhyrje dhe për pjesë këmbimi origjinale të  Volkswagen Original Teile®
  •  standarde ekologjike moderne gjatë përpunimit dhe nxjerrjes të  ofertave