
T-Roc i ri.
Pajisje dhe dizajn
Lër një përshtypje të qëndrueshme. Shiko përpara për dizajn ekspresiv, mundësi të shumta të individualizuara dhe për mjeshtëri të cilësisë së lartë deri në detajet më të vogla: T-Roc-i di si të bëjë përshtypje..
Sistemet e asistencës
Shmangni stresin e panevojshëm. Edhe nëse jeni mësuar të parkoni vetë: T-Roc-u mund t’jua lehtësojë punën në shumë situata. Në rastet më të mira, , sistemet e asistencës ju ndihmojnë edhe për të shmangur aksidentet.




Galeria
Përjetoni karakteristikat e T-Roc nga perspektiva të ndryshme.


Infotainment
Merrni më shumë nga çdo udhëtim. Shfrytëzoni kohën në T-Roc-un tuaj. Sistemi më i ri i zbavitjes dhe informimit tek T-Roc ju mban të përditësuar, ju lejon të bisedoni me një pajisje pa duar ose të dëgjoni këngët tuaja të preferuara e të lundroni në destinacionin tuaj. Dhe nëse dëshironi, ai madje dëgjon fjalën tuaj falë kontrollit të zërit.
Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.
Në T-Roc-un tuaj, përcaktoni ju se çfarë ndodh. Dy radio me altoparlantë të koordinuar, teknologji të lehtë për përdorim dhe shumë opsione lidhjesh janë në dispozicion. Ose mund të zgjidhni sistemin navigues “Discover Media”, i cili nuk lë për të dëshiruar.

Komforti
I përshtatet mënyrës suaj të jetesës. I projektuar me komfort e hapësirë bujare, T-Roc-u ju ofron mjaft hapësirë për të jetuar personalitetin tuaj. Elementet progresivë të dizajnit kontribuojnë ashtu si opsionet e shumta të individualizimit.
Teknologjia
Po aq efikas e fleksibël sa dhe ju. Ju prisni performancë – sidomos nga makina juaj. Kjo është arsyeja pse T-Roc është në dispozicion me transmision 4MOTION për tërheqje të mirë në pothuajse çdo terren, një kuti shpejtësie sportive për manovrim të optimizuar dhe kontroll të përshtatshëm të automjetit .



Ju lutem të konsultoheni me shitësin për konfigurim dhe kalkulim final për veturën.
Më poshtë mundeni të shkarkoni çmimoren.