Scroll to top

Volkswagen CC – Për përshtypjen e parë nuk ekziston shansi i dytë.

cc1

Përmbush pritshmëritë. Ndërkohë i tejkalon ato.

Sa veturë e bukur: dinamika dhe eleganca e një Coupé-je përbëjnë forcën e veçantë tërheqëse të Volkswagen CC. Linjat e tij që nuk mund të ngatërrohen variojnë nga tavani me harkimin e butë në ulje mbi dyert pa korniza deri te bordurat anësore të dyerve që bien në sy. Teksa sharmi i dizajnit është tipik për një Coupé, ajo që të mahnit hapësira: në mënyrë standarde, komoditetin e Volkswagen CC e shijojnë deri në pesë persona. Nëse vendosni për paketën opsionale me 4 vende, që porositet sipas dëshirës, prapa mund të ulen dy pasagjerë në sedilje të veçanta komode. Konturi i linjave elegante në pjesën e pasme shton dukshëm dinamikën e Volkswagen CC edhe me bishtin në pjesën e pasme: dëshmi e mprehtë për fuqinë e Coupé-s së re. Dizajni i dritave të pasme i thekson këto tipare edhe natën.

Cilësi e mishëruar në detaje.

Volkswagen CC është një pohim i dizajnit të qartë dhe elegant. Hapësira e drejtuesit e përmbush këtë pretendim me instrumentet dhe treguesit e vendosur qartë, të cilët i përdor me kënaqësi. Paneli i instrumenteve, konsola qendrore dhe tapiceria e dyerve bindin në mënyrë standarde me aksesorët dekorues në ngjyrë “argjend titan”, dhe si opsion mund të zgjidhni edhe aksesorë dekorues me “alumin të errët të punuar”, dru të lëmuar “Ebony” dhe drurin ekzotik “me ujëra të arrës”. Xhepat e ventilimit përpara dhe çelësi me rrotullim i ndriçuar i dritave janë të veshur në mënyrë elegante me krom, dhe unazat dekoruese prej kromi rrethojnë edhe instrumentet në panelin e kombinuar të instrumenteve. Vlerat tradicionale të Volkswagen CC i thekson ora klasike analoge me cilësinë e lartë të prodhimit dhe dizajnin ambicioz deri në detaj.

cc2
cc3

Ndjenjat e lumtura nuk duhen ndërprerë.

Kambioja e re opsionale me dy friksione DSG është një gur pikete në zhvillimin e ndërtimit modern të kambiove. Ajo kalon në marshin tjetër të zgjedhur pothuajse pa u vënë re në të qindtën e sekondës dhe pa ndërprerje të forcës tërheqëse. Rritja e shpejtësisë në mënyrë sportive ndihet akoma më shumë si rezultat i kohëve shumë të shkurtra të reagimit dhe reagimit të drejtpërdrejtë. Thënë ndryshe: me Volkswagen CC përjetoni kënaqësi të vërtetë udhëtimi. Motori i ri TSI ofrohet në versionin me 7 marshe të kësaj kambioje novatore, ndërsa motorizimet më të fuqishme mund të porositen me kambion me 6 marshe dhe dy friksione DSG.

Disqe që bëjnë shumë përshtypje.

Silueta dinamike e makinës sportive me katër dyer harmonizohet në mënyrë perfekte me disqet standarde prej alumini 17″ “Phoenix” ose “Spa”, sipas motorizimit. Sipas dëshirës, ofrohen si opsion edhe disqe të ndryshme atraktive 18″, si për shembull “Interlagos” në ngjyrë argjendi Sterling ose me sipërfaqe të punuar me shkëlqim. Këto disqe duken tepër të rafinuar, sepse drita merr forma dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e disqeve. Përveç këtyre, Volkswagen Exclusive ofron ndër të tjera diskun impresionues 19″ “Lugano”, i cili ka gjithashtu ngjyrë argjendi Sterling.

cc4